Home » Lajme » Salihu: Këshilli i Lartë i Gjyqësisë në Beograd anashkalon kuadrot shqiptare dhe përzgjedh gjykatës 50 km larg Preshevës

Salihu: Këshilli i Lartë i Gjyqësisë në Beograd anashkalon kuadrot shqiptare dhe përzgjedh gjykatës 50 km larg Preshevës

Postimi i kryetarit të KK të Preshevës, z. Sami Salihu:

“Është hera e dytë që Këshilli i Lartë i Gjyqësisë në Beograd bënë propozim për gjykatës në Gjykatë për Kundërvajtje në Preshevë duke injoruar totalisht kuadrot shqiptare që kanë plotësuar kushtet për t’u emëruar si gjykatës në këtë gjykate.Duke mos marrë parasysh strukturën etnike të Preshevës, duke mos përfillur Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare, por edhe duke injoruar Kushtetutën, ky organ ka anashkaluar kuadrot tona, duke propozuar dikend që do të duhet të udhëtoj mbi 50 km, për të punuar në Gjykatën për Kundërvajtje Preshevë.Ftoj përfaqësuesit e ambasadave të huaja, përfaqësuesit e OSBE-së por edhe krerët e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës që të ngrisin zërin lidhur me punësimet e kuadrove shqiptare në institucione shtetërore.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress