Home » Lajme, LR, Vendore » Salihu: LR nuk dot jetë patericë e askujt, nuk ka koalicion me APN-në

Salihu: LR nuk dot jetë patericë e askujt, nuk ka koalicion me APN-në

Kryetari i Lëvizjes për Reforma (LR), z. Sami Salihu, publikisht ka refuzuar ofertën e Shqiprim Arifit për një koalicionin të mundshëm pas ftesës së fundit që z. Arifi i ka bërë subjekteve politike të dala nga zgjedhjet e 28 marsit 2021.

Postimi i plotë i z.Salihu:

Të nderuar qytetarë te Preshevës! Ashtu si jeni në dijeni LR ka marë një ftesë për një koalicion të mundshëm nga APN. Përgjigjen kësaj ftese po e bej publike në mënyrë që askush të mos krijoj iluzione apo ide të gabuara mbi qëndrimin tonë.

Rezultatet në votime flasin qartas që qeverisja do të realizohet përmes një koalicioni me bazë të gjerë. Por ne kundërshtim me pritshmëritë e Z.Arifi, ky koalicion nuk do të jetë me APN. Populli me votë ka kërkuar ndryshimin dhe i ka hequr mundësinë cdo force politike në vend të krijoj mazhorancë absolute, ndaj të deklarohesh fitues kur nuk mundesh te qeverisësh i vetëm është naivitet politik.

LR ka hyrë në skenën politike dhe në këto zgjedhje për të qenë forca reformuese dhe progresiste, ndaj kurresesi nuk do të jetë asnjëherë ajo që me numrat e saj do të bëhet patericë e pushtetit te kujtdo force tjeter, e jo më e APN-s.

Jemi dyfishuar në perfaqësim dhe kjo na ngarkon me pergjegjësi ndaj sovranit që na ka besuar, që të jemi të sinqertë në veprimet dhe vendimet tona dhe ti qëndrojmë deri në fund misionit tonë dhe premtimin që i kemi dhënë qytetarëve.

Jemi ne skenën politike për të bërë ndryshimin dhe për të qenë garantues që pushteti të mos shkojë te ata që u provuan si keqmenaxhues të tij në cdo formë e nivel.

Do të jemi konstruktiv në cdo minute të këtij mandati dhe të hapur për bashkëqeverisje demokratike dhe në shërbim të qytetarëve, por përfundimisht JO me APN-ën në koalicion.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch