Home » Lajme, Politikë, Vendore » Salihu takon kryetarin e LVV Albin Kurtin dhe deputetin Liburn Aliu.

Salihu takon kryetarin e LVV Albin Kurtin dhe deputetin Liburn Aliu.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës z. Sami Salihu takohet me Kryetarin e Vetëvendosjes z. Kurti dhe deputetin Liburn Aliu ku i informuan për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe për shqetësimet e tyre para fillimit të dialogut Kosovë – Serbi.
“U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të çështjes sonë” thekson Kurti.
Në këtë takim, u mbështet edhe qëndrimi i z.Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku duhet shtrohet çështja e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke u bazuar në Referendumin e vitit 1992 dhe Platformën Politike të vitit 2006 të këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve Komunale të tri Komunave në Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch