Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » Sami Salihu lideri dhe shpresa e re për Luginën

Sami Salihu lideri dhe shpresa e re për Luginën

Lëvzija për Reforma (LR-PDSH), pas dorëzimit të dokumentacionit pran komisionit komunal zgjedhorë edhe zyrtarisht është certifikuar me nr 4 për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.  Lëvizjes për reforma do ti prijë Sami Salihu bashkë më një staf të rinjësh e kuadro profesional që në vete përmbajn kualitete dhe virtyte morale e kombëtare.

” Tashmë kemi zyrtarizuar listën tonë e cila do të identifikohet me nr 4 nën slloganin ” SHPRESË E RE”, ka thënë kreu i lëvizjes për Reforma Sami Salihu.

Ndërkaq shtabi i LR-PDSH ka kryer të gjitha përgatitjes rreth fushatës parazgjedhore ku tubimi hapës do të bëhet të shtunën prej orës 18:00, në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

Por kush është kreu i LR- PDSH-ës Sami Salihu

Pas mbarimit të luftës ai ndoqi edhe studimet universitare në drejtimin Psikologji në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve ai u kthye përsëri në  shërbim të vendit ku kontibutin e tij do ta jepte edhe në sferën politike, duke qëndruar stoik në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe gjithnjë duke insistuar në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Sami Salihu nuk ka dilemë që tashmë është e ardhmja e Preshevës, si një personalitet me kulturë të lartë familjare e shoqërore. Ai deri më tani ka pranuar edhe shumë urime nga krerët e insititucioneve të qeverisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë për qasjen tij politike e unifikuese në Luginë të Preshevës.

2 Responses

  1. Hesati thotë:

    Ishalla bre djal sjell nji shpres qysh po thoni se kta tjert deri dje na kan mush me premtime per shum vjet e nfund dolen se e kishin pas per veti e per njerzt e familjarve e miqve te vet a sa per popull bile as qe ja ka ndi. Te ti duhet me pas ni fije shpres se e paske kallxu veten ateher kur u kon koha dhe vendi me kallxu veten se a je ose nuk je per popllin tond. Zoti te ndihmoft ty me krejt ata te ri qe i ki si mbeshtts tuj ne kto zgjedhje se qysh po shifet e po folet neper neja veq te ti ka met shpres qe ndoshta bon najsend per neve se perndryshe veq mi mar plackat edhe na shke kemi met ktu me ik dika. Suksese bre djal ty dhe krejt atyne qe nuk e deshten te keqen.

  2. Miftari thotë:

    Forca Levizja, e keni qellu edhe njerin edhe momentin per mos me lon ket popull te dyshimt se kune mi ja dhon voten. Deshtem a nuk deshtem per nje pjes te madhe te shqiptareve ktu ne Lugine ju pat humb shpresa se kujt duhet mi ja dhon voten per me na perfaqsu te andej. Nisu prej Rizes, shka me prit mo pi tina, ai kishe tu bashkpunu me te dy palet, edhe me te Kosoves e shqipris e edhe me te Serbise, se sipas tij nuk zgjidhen punt pa bashkpunu edhe me ta, mendojke se dot bohet mire po u pa se kjo pune nuk po shkojka bash qeshtu, e si po duket i mori ne qaf edhe te rinjte e partise se vet sa qe edhe tash kur ai pe sheh se nuk i ka punt mir, nuk pe lshon vendin e te parit te partise qe sipas mendimit tim po i le vetes nje histori jo te mire per krejt qka ka bo.
    Sa i perket Ragmis, ky ja nisi me njifar hyxhimi se dot boje namin tu e bo veten “patriot”, bile edhe shti po mundohet me kthy te njejten tu kujtu se njerezit po hajshin kashte, e mas dy mandateve u zbulu se krejt e kish pase, qysh mi ja ngjit pareve pra ndjerses se qytetareve jo vetem mu pasuru po zoti dhe ai e dijn se sa pasuri ka bo qysh po thuhet, por edhe te afermve te vet, tu u nis pi familjareve brenda shpis se vet, dhondrrit, mikut e klanit te tij qe sot jon qarrte tu u mundu mi binde qytetaret se edhe ksaj here pi ju deshkan votat se te andej kishe po ja like tjerve Raga politiken.
    Ky ne fillim e mori nji merit bajagi te madhe se i vetmi nuk nenshkrujti per mu kon pjes e turpit kordinus;
    Spo dal thojke ne zgjedhjet per deputet se nuk po i plotson serbia te drejtat e shqiptarve,
    E ngriti flamurin shqiptar, diten e 28 Nentorit kur u zgodh kryetar komune, tu e organizu kuvendin e Presheves e qe ma von e harroj krejt,
    Niher thojke se nuk bomi pjes e kshillit nacional se osht organ i serbis por ma von kur u perly mire, tha po deshke me hi se sit ja marmi PVD/se e shtijmi ne fjok e nuk veprojm deri sa ti plotsoje shteti te drejtat tona por edhe kjo nuk shkrepi, bile punun ma zi se kta te PVD-s,
    Shkoj e shpaloj permendoren para komune tu u bo se ai u pervlu per ata deshmore dhe kur filloi fushata e serbis se do ta largoj pi aty, ky far patrioti me bataria deklaronte ne nji tv te kosoves se /nese hiqet un do te jap dorheqje te pa revokushme/ kur u hoq as bile fjala su bo se po jep dorheqje se tkish pas dhon bile e shlirojke partin e vet pi zaptimit qe ja ka bo ku, qysh thojn ne shqipni e ka kap partine atje shtetin,
    Ka edhe shum tjera qe po i dijm po e fundit qe i ndoj kapak “patriotizmit” ky njeri ishte kur e shperblejti me mirnjohje Vuçiqin, e ktu u pa se ky njeri i ka shti rronjte shum fell qe e detyroi ai mi ja shkrujt nji mirnjohje se ju kish pas desht atij me paraqit ne Evrop e Kombe te Bashkume per mi thon atyne se me shqiptart jom paqt, qe dokumenti.
    Pra edhe ky jo qe boni te zeza per ket popullat pa mase por e shkatrroi shpin e vet pra partine e vet ku prej saj i qeli syt ai me njerzt e tij, deri aty qe nje dit mi ju gerrdit shum kujt se o ne ket parti.
    Po hiq ma mir nuk po na del as ky far gjermani me emnin e shqiptarit bile te shtetit ame, ky e mori me hov kur dul para dy vjete se dot baj namin ktu, bile ja pak ja ndihmun ato gabimet qe i kishte pas bo ne qat koh Raga e ky se paku o dasht me falenderu Ragen per mundsin qe ja pat dhon ktij mi fitu zgjedhjet bashk me PVD/ne se u dike ma heret se kta dot jen bashk, por ky nuk doli bash i paster dhe qysh thoshte se do ta boj presheven gjermani, se ktu si ka fajet serbia por politike shqiptare e Presheves, mirpo ne fakt doli se ky nuk paska adh per interes te ksaj popullate po per interes te dikujt qe veq ai ai e di, spaku qashtu po shihet. Kjo e fundit qe u bo bajagi e madhe “plani aksional” per mi nderq shkive banesa e mi gjet pun pra shkive qe vijn pi republikave te ish-jugosllavis dhe te kosoves e mire me mend, sebija skish vend te mrenda ku mi qu po ktu koka vendi ma i mir per ta, vaj halli per ty o Shqiprim nese o e vertet kjo qe po shkruhet per ty se qysh pe shofmi ti bre burr i ke nenshkru kto far dokumente qe neser serbija ty met shperbly me pare pra me ta rrit buxhetin e komunes e ti tane mu livdu se qeshtu duhet me punu se ata tjert nuk po dijn. Jo bre burr nuk shitet interesi kombtar per interesin materjal, mos kujto se kto nuk e di poplli. pra nuk e shet shqiptarin ftyren per pare, po flas per ata qe vertet e dijn veten se jan shqiptar jo per ata qe ne mengjes zgjohen si shqiptar e ne mbramje kushedi se qfar soji del. Ishalla ky i riu qe po del se paska qen ish luftar i UCPMBs edhe ato hala pa i bo 18 vjet, e bile bashk me tjer u largu pi njerezve qe ne mendje e kan veq interesin se qysh mu pasuru e me rrejtm e me mashtru e e qka jo tjeter, pra un per veti i deshiroj sukses se pa dyshim se ksaj radhe e meriton mi ja dhon mundesin mi fitu kto zgjrdhje e mi tregu gjithsecilit pra edhe Samis, se kjo pun e ka edhe fillimin e edhe fundin. E duhet gjithsecili me mendu se qysh pi del fundi, pra qfar epiteti do te merr kur ta perfundoje karrieren nje politikan. Shpresoj ta ken kuptu secili se ne fund duhet me dal para verdiktit te popullates.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore