Home » Lajme » Santa Lucia e njeh Republikën e Kosovës

Santa Lucia e njeh Republikën e Kosovës

“Santa Lucia e njeh Republikën e Kosovës dhe sot në Nju York ambasadorët e të dyja vendeve e bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe për njohje faktike, juridike të shtetit të Kosovës nga Santa Lucia”, ka bërë të ditur Behrami.

Në notën verbale të njohjes nga Santa Lucia theksohet se Misioni i Përhershëm i saj në Nju Jork është i autorizuar të filloj procesin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe se akti i nënshkrimit të marrëveshjes konsiderohet njohje faktike dhe juridike e Republikës së Kosovës nga shteti i Santa Lucias.

Santa Lucia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 81 numrin e shteteve anëtare të OKB-së, që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Kjo njohje është rezultat i angazhimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili më 18 maj 2011 në Nju Jork ka marrë premtim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Santa Lucias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njoh shumë shpejt Kosovën.
Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, gjatë prezantimit para medieve të njohjes së Kosovës nga Santa Lucia ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë sot konfirmimin nga ky shtet, për njohjen e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i MPJ-së, po ashtu bëri të ditur se edhe katër vendet tjera nga shtetet e Carikom-it, me përfaqësuesit e të cilave është takuar Ministri i Punëve të Jashtme në muajin korrik, mund ta njohin Republikën e Kosovës. Njohjet e fundit janë rezultat i implementimit të Strategjisë për njohjen e Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka filluar të jap efektet e pritura me rastin e miratimit nga Qeveria e Kosovës. Santa Lucia është një ishull në pjesën lindore të detit të Karaibeve. Ajo ka një sipërfaqe prej 620 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 173,765. Santa Lucia është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga 18-09-1979.”Këtë javë shteti i Kosovës është njohur edhe nga Guinea, Nigeri dhe Benini.
Prishtinë, 19 gusht/ AIK-PRESHEVA JONË

Com, and I believe will serve as the leading social media educational tool www.domyhomework.guru/ in the future

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch