Home » Lajme » Schmitt ka dhënë detaje për “takimin” e parë me Skënderbeun

Schmitt ka dhënë detaje për “takimin” e parë me Skënderbeun

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, ligjërues i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, ka dhënë detaje për “takimin” e parë me Skënderbeun, me emrin e të cilit do të mishërohej tek publikoi biografinë e parë gjithëpërfshirëse për heroin kombëtar shqiptar, me titull “Skënderbeu”. Schmitt u jep përgjigje atyre që e kritikuan për çmitizimin e heroit. Ai jep edhe komente për disa nga tezat që ka ngritur në veprën e fundit “Shqiptarët – një histori mes Orientit dhe Oksidentit”. Por, Schmitt nuk ngurron që shqiptarëve t’ua “përplasë hundëve” të vërtetën aktuale, duke thënë se Kosova e Shqipëria ndodhen në situatë të vështirë. Schmitt thotë se kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë duhet të ketë arsye. “Çështja e bashkimit midis Kosovës e Shqipërisë varet nga shqiptarët, por unë kam gjithmonë një pyetje.

Flitet shumë për bashkimin, por çfarë do të jetë përmbajtja, çfarë do të jetë për shembull kushtetuta e një shteti shqiptar? Ku do të jetë kryeqyteti, për shembull? Do të jetë një konfederatë, një shtet centralist? Këto janë pyetjet më kryesore. Natyrisht të gjithë mund të flasin dhe kombëtaristët që mund të ëndërrojnë për Shqipërinë e madhe. Por një Shqipëri e madhe, një kombinim i Shqipërisë me Kosovën a do të funksionojë si shteti më i mirë, çfarë mund t’u ofrojë qytetarëve të tij? Kjo është çështja kryesore dhe mendoj që as Aleanca Kuqezi dhe as “Vetëvendosja” deri më tani nuk i kanë përcaktuar detajet në realitetin politik të një shteti shqiptar”, thotë ai në në një intervistë “Kohën Ditore”.“Nuk kam frikë se një Shqipëri a shtet shqiptar demokratik pluralist në të cilin respektohen edhe të drejtat e njeriut, vlerat demokratike, do të pasurojë pa dyshim edhe Evropën. Por një shtet, i cili do të bashkonte vetëm disa tradita të kahershme të politikës shqiptare, natyrisht do të bashkonte vetëm problemet e deritanishme dhe mendoj që nacionalizmi pa përmbajtje, pa një program të zhvillimit se çfarë janë problemet kryesore, nuk është Shqipëria e madhe. Është ekonomia, arsimi, puna për të gjithë, perspektiva edhe për gjeneratat e reja”, ka thënë Schmitt.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch