Home » Histori, Lajme » Scupi dhe teatri antik

Scupi dhe teatri antik

ScupiShkupi me rrethinën e tij të gjere banohej që viti 4000 prKr; mbetjet e Neolitit janë gjetur në Kështjellën tij.
Vendbanimet Kalkolitike kishin një domethënje të madhe gjatë kohës së Bronzit.Gjetjet  i takojnë të njëjtës kulturë e cila në mënyrë progresive përhapej në Ballkan , e njohur si kultura e Danubit dhe më vonë  edhe ajo e Egjeut . Scupi ishte vendbanim dhe vonë si qytet Dardan . I vendosur në qendrën e Ballkanit në rrugën që e lidhte Danubin dhe Detin Egje, behet lokalitet me shumë prosperitet ashtu si e njohim nga historia.
Në Maqedoninë e sotme janë të gjetura dhe shënuara mbi 4000 pika arkeologjike.
Scupi i vjetër si vendbanim shtrihet në mes fshatrave Zlokuçani dhe Bardovci . Sipas dokumenteve historike ai i takonte Paeoneve dhe më vonë bëhet kryeqytet i Dardanisë
Koha romake e kishte Scupi si nyje për qëllime e  saja pushtuese . Scupi lidhej nëpërmjet Via Egnatias me Adriatikun .Afër Scupit kalonte rruga që e lidhte Naissusin me Selanikun nëpërmjet Stobit (Shtipit )
Viti 518 e shënon tërmetin e madh që rrafshoi Scupin, dhe viti 596 e shënon rindërtimin e tij  dhe më vonë prap i shkatërruar nga sulmet Avare.Në rrugën malore që të çon Fshatintin Bardhaj  ( Badovac) , janë mbetjet e Banjove të kohës së vjetër. Aty afër është Lapidariumi , muzeu arkeologjik Centurion dhe tjera gjetje arkeologjike.
Teatri I Scupit ( sipas atyre ) i takon tipit të teatrove romake,   me galeri dhe hapësirë për shikuesit , orkestrat dhe  tjera. Ulëset e teatrit , ulëset harkore nga gurët e mëdhenj , ku pjesa e sipërme në formë gjysmë rrethi i bënë muret e saja. Skena ishte  mjeshtërisht e zbukuruar dhe me dy nivele. Muret  ishin me pllakëza ngjyrash të ndryshme. Sipas formave arkitektonike dhe dekorit shihet se ky ishte një teatër i bukur dhe i luksit

Në asnjë  shkrim ,studim , publikim apo referim për Scupin e vjetër nuk përmënden shqiptarët si pas ardhës të dardanëve. Nuk e kam të njohur ,nëse  shqiptarët marrin pjesë në hulumtimet arkeologjike në Maqedoninë e tyre apo janë vetëm si numër statistikor i bashkëjetesës së dy komuniteteve, njëri që i kërkon rrënjët e saja në tokë të huaj dhe tjetri që pa dashas e harron dhe e mohon  lashtësinë e vet.
Fahri Xharra
09.03.16
Gjakovë
Scupi 2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch