Home » Lajme, Vendore » Së bashku me pyjet, zjarri po gëlltit edhe shtëpitë e pasurinë tjetër në Malësinë e Bujanocit

Së bashku me pyjet, zjarri po gëlltit edhe shtëpitë e pasurinë tjetër në Malësinë e Bujanocit

Së bashku me pyjet, zjarri po gëlltit edhe shtëpitë e pasurinë tjetër në Malësinë e Bujanocit dhe në fshatrat e brezit kufitar Kosovë –Serbi. Kosova Lindore, përkatësisht rajoni i banuar me shqiptarë i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës përveç diskriminimit të vazhdueshëm që po i bënë pushteti serb dhe varfërisë që po krijihet për çdo ditë, kjo verë e nxehtë (edhe politike), po i shkakton dëme të mëdha dhe ndezja e zjarreve përgjatë kufirit aktual Kosovë-Serbi. Siç jemi të njoftuar nga mediat e shumta, por edhe nga dëshmitarë të shumtë të fshatrave të këtij brezi dhe të fshatrave tjera nga Kosova Lindore, zjarre të shumta kanë djegur hektarë të shumtë më pyje, duke përfshirë edhe shtëpi, objekte e pasuri tjera të shqiptarëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit dhe të Karadakut të mbi Preshevës e më gjerë. Pikërisht këto ditë me të madhe dhe pa ndërprerë janë djegur dhe është duke vazhduar edhe më tej të digjen, pyje, fusha livadhe ara, aty këtu edhe shtëpi, në Muhoc, Zarbincë, Priboc, Qarr etj. Këto ndezje të zjarreve dhe mos intervenimi i zjarrfikësve, policisë e organeve tjera kompetente për shuarjen e zjarreve në këto vendbanime shqiptare të bën të dyshosh së kjo po bëhet me qëllim, po bëhet për të shkatërruar edh atë pak pasuri që ka mbetur nga dëbimi i banorëve shqiptarë në vitin 1999 dhe atë pak pasuri që kanë krijuar ata pak familje që janë duke jetuar ende atje. Të bën të dyshosh, gjithashtu se, po bëhet me paramendim dhe strategji që edhe ata pak banorë që kanë mbetur në fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe të brezit tjetër kufitarë, aktual, Kosovë-Serbi të mos kenë me çka të jetojnë dhe kështu të ikin nga vatrat e tyre, po bëhet me qëllim që duke u djegur pyjet, të digjen edhe shtëpitë shqiptare në mnyrë që të shuhen gjurmët shqiptare, e në të ardhmen pushteti serb të thotë se aty nuk ka pasur kurrë shtëpi e banor. Dhe kjo metodë, djegia e maleve dhe pasurisë tjetër për ta është një metodë e lehtë dhe me alibi, ngase askush nuk mund të thotë së po digjen vetëm në këto vende, njëherit edhe gjurmët e zjarrvënësit e mundshëm të qëllimshëm, nuk mund të gjenden kurrë, ngase gjurmët i mbulon (shlyen ) zjarri. Edhe atëherë kur kanë intervenuar, si rasti i fshatit Priboc, edhe pse kishin dal disa zjarrfikës dhe policë ata nuk kishin mund të bëjnë asgjë, ngase derisa kanë arritur ata zjarri veç e kishte kryer punën e vet, dhe ata, mund të themi se kanë qenë vetëm soditës dhe justifikues. Enver Haziri-sektori per informim i “Vatrës”
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch