Home » Lajme, Vendore » SË SHPEJTI DEL NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

SË SHPEJTI DEL NGA SHTYPI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Jehona gazeta 2015-06

Të hënën e 9 qershorit del nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 105-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike, nga rajoni i Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

“Jehona”, si zakonisht, fillon me komentin redaksional: “Ditët e Komandantit”, në të cilin bëhet fjalë për Manifestimi tradicional kushtuar 14 vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit, ish kryenegociatorit të ekipit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Edhe pas 14 vjetësh, kujtimet për Komandantin, ruhen të freskëta, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

 

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

 

Në rubrikën Aktualitete janë të radhitura veprimtaritë kushtuar manifestimeve solemne përurimit të sheshit të Bujanocit, i cili lidhej me shënimin e Ditës së Komunës së Bujanocit dhe Ditës së Evroipës. Në kudër të aktualiteteve theksohet ndihma e Progresi Evropian, i cili ka aprovuar financimin e pesë projekteve mbështetëse në vlerë prej 198 mijë eurosh, prej të cilave Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës do të sigurojnë 174 mijë euro, për aplikuesit e bizneseve private.

Aktualitetet vazhdojnë me vizitën e Myftiut të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë H. Nexhmedin ef. Saqipi, në Arabinë Saudite. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, në të gjitha takimet që pati Myftiu, i njoftoi me gjendjen e myslimanëve të Luginës së Preshevës. Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, gjithashtu, ka vizituar Ambasadën e Turqisë në Beograd.

 

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe shkrime lidhur me procesin e privatizimit 

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, shkrime interesante nga fusha e arsimit, kulturës, sportit etj.

 

 

Redaksia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch