Skena politike në Bujanoc
SË SHPEJTI GRUPIMI I QYTETARËVE
“PËR ARDHMËRINË E BUJANOCIT”
Komuna e Bujanocit, së shpejti do ta pasuroj, skenën politike edhe me një subjekt të ri politik, nën firmën e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”.
Këshilli Nismëtar, që nga fillimi, i javës së ardhshme do ta bëjë publike, rolin dhe rëndësinë e formimit të këtij grupimi të qytetarëve.
Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”, e sheh të udhës dhe të nevojshme për krijimin e një organizimi të tillë politik, i cili i ka munguar deri sot Luginës së Preshevës.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë veprojnë me dhjetëra subjekte politike, ndërsa nuk ka asnjë grupim të qytetarëve, i cili në programin e saj politik si koncept kryesor do ta ketë qytetarin.
Grupimi i Qytetarëve “Për ardhmërinë e Bujanocit”, nuk do të pozicionohet në asnjë krah të partive politike, por do të jetë parti e pavarur, e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të aderohen në këtë subjekt gjithëpërfshirës, gjithnjë duke pasur në fokus të drejtat e qytetarëve në Komunën e Bujanocit, njofton Këshilli Nismëtar për formimin e Grupimit të Qytetarëve “Për ardhmërinë e Buajnocit”,