Home » Lajme, Vendore » Së shpejti me asfalt edhe rruga tjetër që shpie drejt pendës së Rahovicës & video

Së shpejti me asfalt edhe rruga tjetër që shpie drejt pendës së Rahovicës & video

Edhe ana e majtë e rrugës që shpie drejt pendës së Rahovicës do të bëhet me asfalt.

Këtyre ditëve është zhvilluar faza përgatitore e dhe tashmë është në përfundim kjo rrugë e cila do të krijoj kushte më të mira për banorët e kësaj lagje. Punimet i ka përcjellë edhe delegacioni i komunës së Preshevës  i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa .

Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 600 metrash dhe gjerësi 4 metra.

Kryetari Mustafa me këtë rast ka uruar banorët e kësaj lagje duke i uruar një shfrytëzim sa më të mirë të kësaj rruge.Bashkësia lokale Rahovicë tashmë ka filluar të kompletohet në aspektin infrastrukturorë , por asfaltimi i kësaj rrugë do të ketë një rëndësi të veçantë pasi do të lidhet me arterien tjetër që shkon drejt pendës.

Rtv Presheva

One Response

  1. Silver Price thotë:

    Ka qenë shumë vështirë të menaxhohet ardhja e gjithë këtyre banorëve, sidomos ndërtimi i banesave. Këto lagje, tashmë janë ngufatur nga këto ndërtime, plan e pa plan, leje e pa leje. Ka qenë vështirë edhe të menaxhohen situatat e mungesës së ujit, të kanalizimit, të rrugëve e të rrugicave.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch