Home » Lajme, Vendore » SË SHPEJTI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

SË SHPEJTI NUMRI I RI I REVISTËS “JEHONA”

Jehona revista-1Këto ditë, del nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 106-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Vjeshta politike”, si një nga katër stinët më të bukura dhe më problematike të vitit kalendarik. Vjeshta, në Luginë të Preshevës, vjen e shoqëruar, jo vetëm me ndryshime klimatike, por edhe me një mori aktivitetesh në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe kombëtare.

Fillimi i vitit të ri shkollor 2015/2016, është një nga aktivitetet vjeshtore, i cili po përcillet me telashe të vjetra. Këtë problem të ndjeshëm në fushën e arsimit nuk po mund ta zgjidh as Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Serbi, e cila këto ditë vjeshtore u themelua, në Preshevë, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

 

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

 

Në rubrikën Aktualitete janë të theksuara veprimtaritë rreth formimit të Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi, reagimet “pro” dhe “kundër” saj, pastaj bllokimi i librave shqip të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, dedikuar nxënësve të Luginës.

Gjithashtu, në aktualite zë vend Apeli i Myftiut të Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi, që të mos politizohet lënda fetare nëpër shkollat shqipe, pastaj udhëtimi i haxhilerëve për në Meke dhe shkrime të tjera me interes për lexuesin.

 

 “Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell intervistën e huazuar nga “Megapress”-i me Belgzim Kamberin, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë. Sipas Kamberit spektri politik shqiptar është sot substancialisht dhe strukturalisht i defaktorizuar. Pa program dhe vizion politik, ai është kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete.” –  thotë Kamberi

 

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, portretin me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare nga diaspora, Skënder Jusufin, i cili 24 vjet rresht i mbajti të bashkuar tërnocasit. Misioni i LMT-së, të cilën e drejtoi për shumë vjet Skënderi,  nuk ishte vetëm, thjesht, humanitar për ta ndihmuar vendlindjen dhe viset e tjera etnike, por kishte edhe karakter kulturor dhe informativ. Përmes kësaj shoqate ruheshin me kultivoheshin, ruheshin dhe afirmoheshin, vlerat e kulturës shqiptare në diasporë, me një fjalë, mbrohej identiteti i shqiptarit jashtë vendlindjes.

Në kuadër të numrit të ri të “Jehonës” do të mësoni për ngjarjet kulturore të ndodhura në Luginë, përurimin e veprave të shkrimtarit Mustafë Ismaili, pastaj reportazhi “Një udhëtim për në Tiranë”, të  drejtuesve të Akademisë “Stoa”, në ballë me kryetarin e saj Begzad Aavdiu, si dhe poezia kushtuar Alfabetit të mileniumit të ri, të autorit Arif Osmani e zhvillime të tjera kulturore, arsimore e informative.

 

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

 

Redaksia

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch