Home » Lajme, Vendore » Seanaca e II e KK të Preshevës është konvokuar për të martën

Seanaca e II e KK të Preshevës është konvokuar për të martën

Me 8 pika për rend të ditës është konvokuar seanca e II e KK të Preshevës. Seanca e thirrur nga kryetari Kuvendit Komunal të Preshevës Dr.Ramiz Latifi, do të mbahet të martën prej orës 10:00.

 

Në mbështetje të nenit 34 alinea 1 të Ligjit mbi vetëadministrimin lokal, dhe në mbështetje të nenit 36 të Statutit të komunës së Preshevës dhe nenit 78 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Preshevës, kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Dr.Ramiz Latifi ka konvokuar seancën e II të Kuvendit Komunal për të Martën më 19.06.2012 prej orës 10:00. për këtë seancë janë të propozuara 8 pika për rend të ditës:

1. Verifikimi i Mandateve të Këshilltarëve;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2011;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së punës së Kuvendit;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të trupave punuese të Kuvendit të komunës së Preshevës;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi emërimin e trupave të përhershme punuese të Kuvendit;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi hartimin e planit të rregullimit gjeneral të komunës së Preshevës

7. Shqyrtimi dhe miratimi planit detal rregullatib për pjesën e zonës industriale “Çukarka”

8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi hartimin e vlerësimit strategjik të ndikimit të planit detal te rregullacionit për pjesën e zonës industriale “Çukarkë” në Çukarkë. / H.R./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch