Home » Lajme, Vendore » Seanca e II e KK të Preshevës, është mbajtur sot me 9 pika për rend të ditës

Seanca e II e KK të Preshevës, është mbajtur sot me 9 pika për rend të ditës

Që në fillim të seancës këshilltarët e opozitës patën vërejtje për rendin e ditës, duke kërkuar që vetëm pika e parë dhe e nëntë të jenë në rend të ditës, kurse pikat tjera të shtyhen për seancën e radhës për shkak se ato nuk mund të jenë në rend dite pasi që ende nuk janë emëruar trupat e përhershme të kuvendit. Këshilltarët e PVD-së dhe UDSH-së thanë se po iu bëhet padrejtësi këtyre subjekteve pasi në trupat e përhershme dhe në pleqësitë atyre u takojnë më tepër anëtarë se sa që ka paraparë kryetari kuvendit. Fillimisht kryetari kuvendit Ramiz Latifi, kërkoi 5 minuta pushim, ndërsa pas pushimit në shenjë paknaqësie këshilltarët e opozitës e lëshuan seancën. E sa i përket ecurisë së kësaj seance kryetari kuvendit thotë se ajo ishte normale, ku që të gjitha pikat kaluan. Seanca e radhës e KK të Preshevës pritet të mbahet në fillim të muajit korrik, ndërsa më pastaj kuvendi komunal shkon në pushimin veror. /A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch