Home » Lajme, Vendore » Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës do të mbahet më 19 shkurt 2018

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës do të mbahet më 19 shkurt 2018

Të hënën, datë 19 shkurt 2018 mbahet seanca Konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës me c’rast bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve nga zgjedhjet e 24 dhjetorit 2017.

Pas përfundimit të procesit zgjedhorë dhe certifikimit të rezultateve dhe mandateve të këshilltarëve të ardhshëm pranë Kuvendit Komunal të komunës së Preshevës nga komisioni komunal zgjedhorë, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që të fillojë procedura e konstituimit të Kuvendit Komunal për mandatin e ardhshëm 4 vjecarë!
Pas kësaj seance, pritet që partnerët e koalcionit prej dy subjekteve poitike shqiptare APN dhe LR PDSH bashkë me listën serbe, ta ftojnë seancën e radhës dhe t’i krijojnë organet legjislative dhe ekzekutive ku pritet që për kryetarë të Komunës së Preshevës të propozohet Shqiprim Arifi (APN), për kryetarë të kuvendit komunal, Sami Salihu (LR-PDSH) kurse për zëvendës kryetarë të Kuvendit komunal, njëri nga dy këshilltarët e listës serbe.

Ende nuk dihet për vendet tjera udhëheqëse brenda dhe jashtë administratës komunale se kujt i takojnë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch