Home » Lajme, Vendore » Seancë e jashtëzakonshme – KK Preshevës mblidhet në ora 13:00

Seancë e jashtëzakonshme – KK Preshevës mblidhet në ora 13:00

Kuvendi Komunal i Preshevës prej orës 13:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Seanca vjen pas takimit në mes të kryetarëve të të gjitha partive politike të Luginës së Preshevës dhe OVL të UÇPMB-së, i cili ka filluar prej orës 10:00 dhe është duke vazhduar edhe në këto momente.

 

—————

Pasi ka përfunduar mbrëmë në mesnatë afati që ka dhënë Qeveria e Serbisë për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë ku thuhet:

“Nëse deri në mesnatë, kur përfundon afati për heqjen e lapidarit në Preshevë, ai nuk hiqet, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë do të bëjë kërkesën për nisjen e procedurës për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës komunale ku sot i ka ardhë një vendim ku njoftohet se më 10 janar është dhënë një afat prej 5 ditësh që duhet Komuna e Preshevës ta heqë lapidarin, që thuhet se e ka vënë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas njoftimit, afati ka përfunduar në mesnatë, dhe më pas do të ndërmerren masa për heqjen e lapidarit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, zyrtarë të komunës së Preshevës thonë se situata në këtë qytet është e qetë dhe, me gjithë paralajmërimet, nuk ka ndodhur asgjë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch