Home » Lajme, Vendore » Sejdi Bilalli dhuron 24 tituj me afro 300 libra për Bibliotekën e qytetit

Sejdi Bilalli dhuron 24 tituj me afro 300 libra për Bibliotekën e qytetit

Vaxhid Mehmeti Drejtori i Bibliotekës së  qytetit në Preshevë Mehmet Jusufi pranoi sot afro 300 libra të dhuruara nga profesori i matematikës sejdi Billai autor i teksteve mësimore nga lënda e matematikës. Titujt në fjalë u dedikohen nxënësve shkollave fillore dhe të mesme  në Luginë të Preshevë.  është ky donacioni i dytë që profesor Sejdi Bilalli i dhuron këtij institucion kulturor.

Profesori I matematikës tani më pensionist Sejdi Bilalli autor I shumë  teksteve mësimore nga lënda e matematikës  I dhuroi sot rreth 24 titujt respektivisht 300 libra Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë. Këto tekste mësimore ai i dhuroi me qëllim që nxënësit nga klasa e parë e shkollës fillore deri në klasën e  dytë të shkollës  së  mesme kanë mundësi të përdorin gjatë mësimeve të tyre. me këtë veprim kam dashur ta nderoj profesorin tim i cili po mban emrin tani ky institucion kulturor. E Vaxhid Mehmeti, drejtori i Bibliotekës së qytetit ndihet i mjaft priveligjuar  me dhurimin e  librave për të dytën herë këtij institucioni. Ai e përshëndet profesorin Sejdi Bilalli  që ka ndarë këtë donacion bibliotekës  në fjalë.Vlera e librave të dhuruara sot bibliotekës nga profesori Sejdi Billali  kap vlerën prej 500 eurosh ndërsa ai së shpejti do të na sjell edhe risi në tekstet mësimore nga lënda e matematikës për fëmijët gjate pushimeve./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch