Home » Lajme, Vendore » Sejdi Fejzullahu- Dëshmorët flijuan jetën për të mirën e vendit, për lirinë e fëmijëve tanë, për ditë më të mira

Sejdi Fejzullahu- Dëshmorët flijuan jetën për të mirën e vendit, për lirinë e fëmijëve tanë, për ditë më të mira

Babai i dëshmorit të UÇPMB-së, Ibrahim Fejzullahu, Sejdi Fejzullahu gjatë intervistës për Radiotelevizionin Presheva i përlotur ka evokuar momentet e vrasjes së birit të tij. Malli për humbjen e djalit është i pashuar sepse pozita e shqiptarëve në këto troje ende është e pazgjidhur. Tronditja e dytë për familjarët e dëshmorëve ishte mëngjesi kur na hoqën lapidarin, vend ky i shenjtë për ne sepse na shoqëronte kudo që silleshim nëpër qytet theksoi ndër të tjera babai i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu.

Dhembja për djalin nuk shuhet kurrë, ata janë të gjallë në zemrat e familjarëve dhe të dashurve të tyre. Flijuan jetën për të mirën e vendit, për lirinë e fëmijëve tanë, për ditë më të mira kështu ka deklaruar babai i dëshmorit të UÇPMB-së, Ibrahim Fejzullahu, Sejdi Fejzullahu. Gjatë intervistës për Radiotelevizionin Presheva i përlotur babai ka evokuar momentet e vrasjes së birit të tij, ai foli për marrjen lajmit për vdekjen e Ibrahimit, foli për veprimtarinë e tij humane dhe për peripecitë që kishin në atë kohë lidhur me organizimin e ceremonisë së varrimit.

Malli për humbjen e djalit është i pashuar sepse pozita e shqiptarëve në këto troje ende është e pazgjidhur. Tronditja e dytë për familjarët e dëshmorëve ishte mëngjesi kur na hoqën lapidarin, vend ky i shenjtë për ne sepse na shoqëronte kudo që silleshim nëpër qytet theksoi ndër të tjera babai i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu. Edhe pse shumë vite kanë kaluar pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk humbet asnjëherë shpresa dhe besimi se amaneti i dëshmorëve do të shkojë në vendin e duhur dhe shpirtrat e tyre do të prehen të qetë. Ibrahim Fejzullahu është vrarë më datë 29 maj të vitit 1999 në Gosponicë të Preshevës.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch