Home » Opinione » SEKTORI PËR KRIMINALITET TEKNOLOGJIK PO VEPRON KUNDËR KEQËPËRDORUESVE TË “FACEBOOK”

SEKTORI PËR KRIMINALITET TEKNOLOGJIK PO VEPRON KUNDËR KEQËPËRDORUESVE TË “FACEBOOK”

Ministria e Punëve të Brenshme e Republikës së Serbisë, me
urdhër të Gjykatës së Lartë, Sektori për Kriminalitet Teknologjik, është në
përfundim e sipër të hetimeve ndaj disa personave që me emra fantom përmes
rrjeteve sociale kanë shqetësuar disa personalitete në Luginë të Preshevës.

Ekziston dyshimi permanent se 14 persona me vendbanim në
komunën e Bujanocit dhe tre në komunën e Gjilanit nga data 01.12.2012 deri më
31.03.2013 kanë kryer një sërë aktesh
shantazhimi dhe shpifjesh në adresë të disa personaliteteve që bartin poste
publike në komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Hetimet e kryera për një periudhë katër mujore kanë dëshmuar
se personat e hetuar janë shërbyer me prapavija politike dhe kanë vepruar ndaj
individëve të caktuar, duke i njollosur ata
dhe familjet e tyre.

Veprat janë kryer kryesisht përmes rrjetit social Facebook,
ndërsa të dyshuarit kanë bartur nofka të slloganeve politike, të disa të
vrarëve në luftëra dhe toponime tjera të vendbanimeve.

Hetimet janë vonuar ngase janë dashur të
përkthehen materialet, kurse është dashur edhe leje e posaçme nga Ministria e
telekomunikacionit për t’i identifikuar “ IP “-të se nga çfarë lokacionesh janë
dërguar mesazhet.

Pasi këto janë siguruar, policia e ka patur të letë
t’u bie në gjurmë të dyshuarve, të cilët më pastaj janë përcjellur në vazhdimësi.

Hetimet kanë çuar në atë se disa persona vetëm se kanë
vuajtur dënimet për vepra tjera penale, disa janë figura të larta politike,
kurse disa të tjerë janë të afërm të personave të kyçur në politikë.

Lidhur me këto vepra të plasuara përmes internetit
parashihet dënimi kapital deri në 5 vite heqje lirie.

Policia vetëm se ka intervistuar 4 persona të cilët me deklaratat
e tyre kanë dëshmuar se kanë qenë pre e kërcënimeve dhe shpifjeve ndaj tyre dhe
anëtarëve të familjeve të tyre.

I gjithë rasti deri më tash është mbajtur thellësisht në
heshtje për shkak të hetimeve të cilat janë në vijim e sipër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch