Home » Lajme » Selajdin Ramizi-Sela ishte virtuoz në punë dhe atdhetar i madh

Selajdin Ramizi-Sela ishte virtuoz në punë dhe atdhetar i madh

(1950 – 2020)
Ditën e shtune, më 12 shtator 2020, morëm lajmin e trishtuar për ikjen nga kjo botë, në moshën 70-vjeçare të punëtorit të palodhshëm dhe atdhetarit e patriotit të madh, Selajdin Ramizit-Selës. Ngushëllime familjes dhe farefisit, shokëve e miqëve të shumtë për ndarjen nga jeta të Selës, i cili ishte kampion i vërtetë në punë dhe bëmirës i palodhshëm në jetë dhe dha kontribut të madh për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës.
Selajdin Ramizi-Sela ishte virtuoz i vërtetë dhe kampion në numërimin e shpejtë dhe efikas të parave në vendin e tij të punës në Postën e qytetit në Preshevë. I saktë, preciz, i sigurt dhe pedant, në çdo kohë i disponuar dhe miqësor ndaj palëve, në kohët kur PTT kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe për jetën e popullatës, sidomos të Shqiptarve që kishin probleme edhe reth drejtshkrimit në serbisht në fletëdërgesat dhe dërgesat financiare. Sela merrte dhe me shpejtësi si vetëtima, vet ua plotësonte dhe me dashamirësi e buzëqeshje i përcillte palët. Kjo ishte një gjë e madhe. Sepse, sidomos pleqtë e plakat që dërgonin para për fëmijët e tyre studentë gjithandej në ish Jugosllavi, apo në APJ, e kishin të pamundur që t’i plotësononin në mënyrë korrekte fletëdërgesat.Mua më ka rastisur personalisht të vërtetohem për këtë në Postën e Bujanocit, kur punëtori serb në sportel, pamëshirshëm ia kthente dhe nuk i pranonte fletëdërgesat e palëve Shqiptarë, për gabimet edhe më të vogla. E njejta gjë ishte edhe në Postën e Preshevës, para inkuadrimit në punë të Selajdin Ramizit në vendin e punës si referent për dëgesat financiare dhe të tjera postale për destinacione të ndryshme. Sela, ose aga Selë, siç e thërrisnim ne më të rinjtë, ka merita të mëdha për kontributin e tij të madh, do të thoja kolosale në kohë të vështira gjatë së kaluarës për Shqiptarët e komunës së Preshevës.Prandaj, Shqiptarët e Komunës së Preshevës do e kujtojnë me shumë respekt figurën shembullore të Selës dhe i janë falemnderues e mirënjohës të pafund për kontributin e pakufishëm të Tij.Për meritat e mëdha të Selës dhe për këtë njeri të mirë e të dashur për të gjithë, lajmi për vdekjen e Tij, është tejet i dhimbshëm dhe të gjithë preshevarët, me pikëllim të thellë e me lotë në sy, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij të nderuar dhe luten për shpirtin e tij fisnik, duke lutur Zotin e Madhëruar që ta shpërblej në lule të xhenetit!I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes së Tij të dashur, Preshevës, për të cilën dha kontribut të jashtëzakonshëm dhe dha gjithçka që kishte dhe nuk kurseu asgjë në jetë!

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch