Home » Lajme, LKSH, Vendore » SELIMON SADIKU NGA BURGU I BEOGRADIT DREJT E NË BURGUN E NISHIT E ASSESI JO NË SHTËPI

SELIMON SADIKU NGA BURGU I BEOGRADIT DREJT E NË BURGUN E NISHIT E ASSESI JO NË SHTËPI

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

PRESHEVË

 

 

 

SELIMON SADIKU

NGA BURGU I BEOGRADIT

DREJT E NË BURGUN E NISHIT

E ASSESI JO NË SHTËPI

 

Nuk ishte edhe aq e rastit odisejada e djeshme disa-orëshe e “lirimit” të Selimon Sadikut nga burgu qendror i Beogradit, sepse ai në vend se të vinte në shtëpinë e tij në Raincë, dhunshëm u dërgua në burgun famëkeq të Nishit, dhe pas shumë kërkesave u dha vetëm një arsyetim gojor i thjeshtë se na i paska edhe nja 7 muaj burg shtesë për ndonjë arsye tjetër.

 

Selimon Sadiku u arrestua në datën 26 Dhjetor 2008 në shtëpinë e tij në Raincë e jo në ndonjë burg nëpër Serbi apo ndokund tjetër për ndonjë veprimtari të palejueshme.

 

As edhe Avokati i tij mbrojtës nuk do të kërkonte lirimin e tij, poqese do të kishte parakushte të tilla.

 

Sidomos Prokuroria, në asnjë mënyrë nuk do ta kishte anashkalur këtë “fakt” për  të “dëshmuar” për realizimin e qëllimeve të saja.

 

Fundja, Kryetarja e Trupit Gjykues të Gjyqit të Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, Snezhana Nikoliq Garotiq, nuk do ta kishte marrur vendimin për mbrojtje në liri, poqese do të kishte ndonjë dënim tjetër, përpos nëse ka dashur qëllimshëm të komplikojë gjërat përballë dëshmive të pakontestueshme për pafajësinë e qintëpërqintë të djemëve Shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, pafajësi të cilën mrekullueshëm e argumentoi dje dhe pardje para Prokurorisë Serbe për Krime Lufte dhe para po këtij Trupi Gjykues pikërisht Selimon Sadiku, në të kundërtën, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq që të Hënën e pare, më 2 Korrik 2012,   do të duhet ta shfuqizojë vendimin e saj që Selimon Sadiku të mbrohet në liri.

 

Edhe kjo, mu si arrestimi i 26 Dhjetorit 2008, mu si ngritja e Aktakuzës së 25 Qershorit 2009, mu si Aktgjykimi i 21 Janarit 2011 është një represion i hapur antishqiptar, një montim fundekrye politik i Beogradit.

 

 

30. 6. 2012

Beograd-Preshevë

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch