Home » Lajme » Semimaturantët nesër do ti dorëzojnë dokumentet për regjistrim në shkollat e mesme

Semimaturantët nesër do ti dorëzojnë dokumentet për regjistrim në shkollat e mesme

Pas gjithë angazhimeve në këtë vit, semimaturantët nesër do ti dorëzojnë dokumentet për regjistrim pran Gjimnazit Skënderbeu, pra regjistrimin në klasën e parë në shkollat e mesme. Nga udhëheqësia e Gjimnazit Skënderbeu është kërkuar në ministrinë e arsimit 8 paralele në gjuhën shqipe dhe 1 paralele në gjuhën serbe, 270 nxënës do të pranohen në gjimnaz ndërsa të tjerë në shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë. Sipas Drejtorit Zylfiu numri i semi maturantëve për regjistrim ka filluar të bie nga 606 nxënës sa kanë qenë të regjistruar nëpër shkolla fillore të Komunës së Preshevës ,34 nxënës nuk iu kanë nënshtrua provimit të maturës së vogël. Sa i përket interesimit të nxënësve për regjistrim në degë të caktuara, dëshira e madhe e semi maturantëve theksohet tek gjimnazi dhe në degën e mjekësisë që është në kuadër të Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” ne Preshevë.
Ndërkaq drejtori Abdyrrahan Zylfiu bënë me dije të gjithë semi maturanët se me regjistrimin e tyre në degë të caktuara nuk do të ketë lëvizje si më parë nga teknika në gjimnaz, por aty ku do të jenë të renditura edhe do të mbeten sepse gjithçka është në dorë të ministrisë së arsimit.
RTV Presheva

To be stable, both the teacher and student need to be www.homeworkhelper.net/ relatively anger free, calm and willing to listen to the other’s point of view

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch