Home » Lajme, Ndërkombëtare » Senati amerikan: Shqiptarët dëshmuan edhe njëherë çfarë është BESA

Senati amerikan: Shqiptarët dëshmuan edhe njëherë çfarë është BESA

Senatori amerikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Mendez, ka falënderuar Shqipërinë për gatishmërinë e ofrimit të strehës së afganëve në vendin fqinj.

Mendez, me anë të një postimi në llogarinë e Komitetit të Senatit ka falënderuar shqiptarët, teksa ka thënë se “shqiptarët i treguan botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “Besa”.

“Mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm atyre [afganëve] që po ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Shqiptarët i tregojnë botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “BESA”. Do e keni respektin dhe falënderimet tona”, ka thënë ai në ‘Twitter’.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress