Home » Histori, Lajme, Opinione » Serbët, Drenicën e shohin ndryshe

Serbët, Drenicën e shohin ndryshe

Historia e Drenicës duhet shikuar thjeshtë dhe pa pezëm ,lirshëm e syhapur , të vetëdijshëm dhe jo të mashtruar , këmbëngulës e jo të luhatur . Nëse ne mendojmë ta mbrojmë identitetin tonë me osmanizëm e me kosovarizëm , ne vetëm ia rëndojmë t`ardhmen  vetit dhe e humbasim të kaluarën tonë në prehrin e serbit dhe historiografisë së tyre gllabëruese. Unë nuk dua që të jemi  ushqim , mish dhe  ujë për një spekulim qindra vjeçar të serbëve
Është e rëndë kur e mendon se sa libra e studime janë të bërë  vetëm  në njëqind vjetët e fundit për Drenicën “serbe” , Drenicën e “albanizuar “ dhe Drenicën kurrë shqiptare. Pa zemërim të lexuesve kudo që janë historia nuk mbrohet më as me këngë e çifteli , as me “vaze të hoxhëve “ e as as me “ burrëri “ të odave .  Serbët kanë shkruar , shkruajnë sot dhe do të shkruajnë edhe në të ardhmen se Drenica  “është “ serbe. Nëse ne heshtim dhe referohemi vetëm nga koha osmane , atëherë e patëm si Drenicë e edhe si komb. Qëllimi i shkrimeve të mia nuk është që  drenicasit të ndërrojnë fe; këtë askush nga ne që e duam një themel të qartë historik nuk kërkon , por e duam  vetëm një syçeltësi karshi të ardhmes shqiptare të Kosovës.

Në duar e kam një libër që gati është djegur nga shqiptarët nga mosdija dhe mosdeshira e njohjes së mendimit të armikut për ne. Libri quhet “ Drenica, Athosi i dytë serb “ ( Drenica druga srpska Sveta  Gora ) . “Drenica “ është një studim 3-4 vjeçar i Tatomir  Vukanoviq     . ( 1934- 1937) dhe i ribotuar në Prishtinë në vitin millosheviqian 1998 . Në disa vazhdime kohë pas  kohe do të ju përshkruaj se me çka është “argëtuar “  Tatomir Vukanoviçi për ato vite në Kosovë: njohja në detaje e një krahineje shqiptare me qëllim të serbizimit të saj .
drenica-sipas-serbeve-shenime
“Poarbanasheni  srpski toponimi sa tragovima crkvenog naziva ( f.36,37,38 )”  Në këtë kapitull tentohet që emrat e vjetër shqiptar të kishave të Drenicës të përshkruhen si  emra serb por si thonë ata “të albanizuar  “ gjatë kohës së turkut . Qëllimi final i tij  dhe i tërë demagogjisë serbe është të thuhet me shkrim se serbët janë autokton në Kosovë dhe ne shqiptarët ,në këtë rast drenicakët kemi  ardhur shumë vonë . Jo !
Nuk e di se sot a janë ende ato gjurmë  që i përshkruan specialisti  serb i falsifikimit , por unë po i përshkruaj si të tilla . Autori e thotë këtë:”Toponimet me gjurmët e emërtimeve te kishave, te cilat Arbanashët ne Drenicë i përkthejnë ne gjuhen arbanashe ( shqipe , pra ) me fjalën “kisha”, “dhe këto paraqesin një shënim te kulteve kishtare te serbeve ne këto anë te Drenicës si trashëgimi e lashte serbe, ne kuptimin etik, ekonomik, kulturor ne kuadrin e shteteve dhe vendeve serbe mesjetare.”
Pra  çdo gjë serbe dhe e alabanizuar

Baks- në fshatin Baks eshte toponimi “kisha”
Banica- në ketë fshat janë toponimet: ara te kishës dhe drota e kishës .
Beqiq- ne fshatin Beqiq  janë toponimet: ara te kishës dhe livadhe te kishës
Vasilevo- toponimet : kisha , lugu i kishës, ara e kishës
Verbovat- edhe ne ketë fshat jane toponimet: Kisha, kroi i kishës dhe arat e kishës
Gradica – toponimet: kisha, arat e kishës
Obri e Eperme – ne ketë fshat janë: kisha dhe arat e kishës
Në fshatrat  Divlak, Dobroshevce , Donje Obrinje, Donje Prekaze, Donje Obilic, Donji Stermac, Dubovce,Duga, Klladernica, Komorane, Krajkovo, Krasaliq, Kuqica, Llausha, Likoshane, Nekovce, Odhqarevo, Petrashnica, Plluzhina, Poljance,Prellovce, Sedllare, Stankovce, Terdevce,  Terstenik,Turiqevc,Tushilje, Qubrel, Shtutica : në të gjitha këto fshatra  autori serb i ka gjetur toponimet: kisha, lugu i kishës, kroi kishës, arat e kishës, llaze te kishës, livadhe te kishës, lugu i kishës.

E shihni , për serbët si të përmendet kisha e lidhin me trashëgiminë e tyre dhe me qëllim e  “harrojnë “ se ata janë pas nesh ;  ne jemi vendor dhe ata janë ardhacak  , të ardhur shumë vonë  si popull turk nga Irani pas shek. 6-të.
Shqiptarët e Drenicës , vendoret pra duhet që me kujdesin më të madh të bëjnë kujdes në toponimet tona të cilat janë shumë më të hershme se sa pushtimi turk
drenica-sipas-serbeve-harta

Pra Drenica nuk është as serbe e as turke por me rrënjë shqiptare që e vërtojnë edhe toponimet.

Fahri Xharra,24,10.16 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch