Home » Lajme, Rajonale » Serbët e Kosovës u takuan me Daçiqin dhe Vuçiqin

Serbët e Kosovës u takuan me Daçiqin dhe Vuçiqin

Beograd, 7 maj – Një delegacion i serbëve të Kosovës është takuar sot në Beograd me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqin, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Aleksandar Vuçiqin.

Pas takimit, anëtari i delegacionit, Jovica Buduriq, tha se mbledhja në qeverinë e Serbisë ishte konstruktive dhe e dobishme, por nuk mund të thotë se është pranuar zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

“Për problemet konkrete duhet të merremi vesh në terren”, tha ai, pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë, transmeton REL.

Sipas tij, përfaqësues të serbëve nga Kosova i kanë afruar qëndrimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Vuçiq u ka premtuar atyre se do të bëjë çdo gjë të mundshme, që serbët e Kosovës, pavarësisht se a jetojnë në jug apo veri të lumit Ibër, të fitojnë status sa më të mirë para zgjedhjeve në Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.