Home » Kulturë, Lajme » Serbët na e vjedhin etnografinë

Serbët na e vjedhin etnografinë

E dini pse serbët janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Unesco ? e para, se ende e llogarisin si të veten dhe e dyta   do të dilnin vjedhjet historike që ia kanë bërë Kosovës dhe  popullit shqiptar e i kanë paraqitur si të vetat. Një popull i ardhur ,medoemos ai pajiset me të gjitha ato që i gjenë në atë vend.
Serbëve e grekëve duhet thënë publikisht na keni vjedhur , çdo detaj historik i tyre është i vjedhur .

“Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes mes Tiranës zyrtare dhe Athinës për Himarën dhe çështjen e pronave. Rama ka publikuar një gravurë të Athinës të vitit 1670 ndërsa shkruan se Akropoli i lashtë është ende në këmbë falë edhe shqiptarit Gjergj Dushmanin, i cili ki kërkoi flotës veneciane të mos e bombardonte Athinën. Ai shkruan se Greqia u ka borxh shqiptarëve. Për Himarën, Rama iu thotë shkurt grekëve: ajo është vetëm shqiptare, ashtu siç njihet në të gjithë aktet ndërkombëtare. “
Pra ,duhet thënë troç !

Shëtitja nëpër historiografinë serbe , lundrimi nëpër shkrimet e tyre historike sat ë bëjnë të qeshësh me guximin e tyre piratesk në përvetësimit e çdo gjëje shqiptare por edhe të shtien të mendosh thellë se sa të se sa të heshtur jemi ndaj tyre. Heshtja e jonë ( nga se nuk e kishim edhe mbështetjen ) dikur ishte e kuptueshme , po sot ? Sot pse nuk e themi atë që duhet thënë ?

Pse duhet të merremi ndër veti se a ishin më patriot ballistët në LDB apo komunistët .E kotë . Një debat i kotë që ngjallë vetëm urrejtje ndërshqiptare .  Të dy  “rrymat” çlirimtare ishin të nevojshme për kohën e vet , se pse ato degjeneruan më vonë në luftë për pushtet ; askush nuk na e ka fajin .Rasti i Kosovës e ka një shpjegim shumë të qartë ; ballistët dhe komunistët e saj  ishin të nevojshëm si lëvizje . Paramendoni pas konferencës së Postadamit , kur të mëdhenjtë i vizatuan hartat e reja të Europës , sikur shqiptarët të ishin vetëm me ballistë apo vetëm me komunistë historia do të rrjedhke ndryshe.  Nuk jam krah  i asnjërës rrymë  ose njërës  lëvizje, por e shoh historinë ashtu si ishte . Vetëm të dalim në Çamëri dhe të shohim  arsyetimin grek  ndaj botës për dëbimin e çamëve nga tokat e tyre ( pas LDB )???)
Nejse kur jemi të pirateria historike e historisë shqiptare nga ana e serbëve , nëse pak e shfletojmë se çka ata shkruajnë  në botë gati dy shekuj , është e pamundur të mos bindet dikush  në gënjeshtrat e tyre. Kujdes , sepse ne ishim të heshtur , ne ishim të manipuluar dhe shpëtimtarin e kërkonim diku tjetër.

Në materialet propagandistike psh. turistike serbe për Serbinë ;  për historinë , etnografinë , folklorin çdo gjë është serbe, edhe pse në të vërtetë edhe ai  më  pak i informuari e sheh  nga vjen   ai ose ajo “krenari “ serbe.
E shihni këtë veshje tradicionale abreshe nga Hora e Arbëreshe të Italisë ?

trashegimi-2

Ja se çka shkruhet për to ;
Pra

trashegimi-skica

Shkojmë më tutje  tek serbet , e njejta por “ trashigimi  serbe “

trashegimi-1

A doni më shumë ?

Referencat:
-http://www.panacomp.net/kosovo-i-metohija/
– “Mondo Albanese” nr, 18 Palermo 1982 ( via  Luigj Prendi , Zvicër )

Fahri Xharra,02.11.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch