Home » Lajme » Serbët që jetojnë në veri të Kosovës kanë kërkuar ndërprerje të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Serbët që jetojnë në veri të Kosovës kanë kërkuar ndërprerje të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Ata konsiderojnë se pëfaqësuesit e Serbisë me anë të dialogut pranojnë pavarsinë e Kosovës. Në një takim të mbajtur në komunën e Zveçanit, përfaqësuesit serb nga shuma komuna serbe në Kosovë, kanë kërkuar që të ndërpritet menjëherë dialogu, ka thënë për Tanjug kryetari i Mitrovicës veriore Krstimir Pantiq. Sic ka deklaruar Pantiq, pjesmarrësit në këtë takim kanë hedhur poshtë tri marrëveshjet e arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke e vlersuar se kjo paraqet një tradhti e interesave shtetërore dhe nacionale, pasi sipas tyre, me këtë marrëveshje pranohen dokumentat e shtetit të vetshpallur. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga komuna e Shtërpcës, Priluzhës, Gracanicës dhe komunat nga veriu i Kosovës. Nga qeveria e serbisë kërkohet që të ndërpriten bisedimet me Prishtinës, pasi këto sipas tyre nuk janë në interes të serbëve, por kjo ndikon në krijimin edhe të një shteti të ri në këto hapsira. “Serbët nga Kosova kërkojnë nga qeveria e serbisë që të ndëpresin mardhëniet me EULEX i cili ka treguar se me statut nuk është neutral dhe punon në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB” ka thënë Pantiq.
RTV Presheva

See the website not https://pro-essay-writer.com on the test for more information

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch