Home » Lajme » Serbi Mihajloviq do t’i dëshironte 11 Behrama në fushë

Serbi Mihajloviq do t’i dëshironte 11 Behrama në fushë

Trajneri i Fiorentinës, Sinisha Mihajloviq, ka deklaruar se për ta mposhtur Juventusin është dashur t’i ketë në fushë 11 lojtarë si mesfushori kosovar Valon Behrami. Këtë deklaratë, trajneri serb e ka dhënë menjëherë pas humbjes nga Juventusi (2:1) të martën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, raportojnë mediat italiane të mërkurën.

Te Fiorentina, Behrami luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte futbollisti më i dalluar në fushë tek ekipi “vjollcë”. Sipas mediave, ai u angazhua maksimalisht dhe vrapoi më së shumti, u ndëshkua edhe me karton të verdhë dhe si pasojë e kësaj Behrami do t’i mungojë Fiorentinës në ndeshjen e fundjavës kundër Genoas shkaku i suspendimit.

“Për fat të keq i kemi disa futbollistë jashtë formës si Juan Mauel Vargas e Houssine Kharja. Do të kisha dëshirë t’i kem 11 Behrama për t’i futur në fushë ndaj Juventusit. Vendosja taktike llogaritet deri diku, por me rëndësi tek unë është mentaliteti dhe dëshira e madhe për fitore”, ka thënë Mihajloviq. “Juventusit vetëm mund t’i uroj fitoren e merituar. Sidomos në pjesëlojën e parë ishte superior dhe ka mundur t’i shënonte tri gola, por për fat të mirë kjo nuk ndodhi”.

Behrami 26-vjeçar te Fiorentina qe transferuar në fillim të këtij viti nga skuadra angleze West Ham United. Ai me paraqitjet e tij është shndërruar në një idhull të vërtetë të tifozëve të klubit nga Firence. Për këtë gati sa nuk iu besua edhe shiriti i kapitenit gjatë verës.

Behrami në këtë edicion ka luajtur tetë nga nëntë ndeshjet e Serie A, ndërkohë Fiorentina pas kësaj humbjeje mbetet në kuotën e nëntë pikëve. (INA)

If the vision that you share doesn’t https://www.eduessayhelper.org/ land you the job, it’s likely not a good fit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch