Home » Opinione » Serbia ,djepi i civilizimit Romak. O Mores!

Serbia ,djepi i civilizimit Romak. O Mores!

“Shqiptarët me shekuj e dekada   kanë përjetuar ç`kulturim, prandaj është koha të rimendohet kjo dhe të rikthejmë besimin tek vetja dhe te rruga jonë e përbashkët për të qenë pjesë e Shpirtit të Europës së Bashkuar.”   Lis Bukuroca

 

“…Shqiptarët e flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të  botës. Gjuhët e ngjashme me  Shqipen jane zhdukur disa mira vite më parë dhe nuk fliten më në asnje vend të tokës. Greqishtja antike, Latinishtja, Sanskrishtja gjuha antike e Indisë, gjuha Zend që ishte gjuha antike e Persisë dhe se fundemi gjuha Kelte dhe dhe ajo Teutonike. Këto janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndërsa gjuha  e  jonë,  që midis tyre është më e vjetra,jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellasgëve….”  (Sami  Frasheri ). E fillova shkrimin timin me këtë  testament të Sami Frashërit , i cili na bënë të jemi krenar për gjuhën që e flasim dhe kombit që i takojmë.

Ne jemi trashëgimtarë  të një historijeje të lashtë ; histori kjo e jona e cila është lakuar dhe përshtatur për nevojat e veta nga ata që nuk kishin histori. Rastësia i  ka sjellur në këto toka, nuk dua të humbi kohë me ardhjen e tyre; dhe ata donin  vazhdimisht duan   ende sot, të mashtrojnë pasardhësit të tyre po me ato “histori” nga të cilat  u mashtruan  vetë nga paraardhësit e tyre. Ne e dijmë vendlindjen tonë , ne e njofim gjeografinë tonë dhe ne  e dijmë se si mbimë në këto toka.

Ardhacakët , problemin më të madh e kanë në identifikimin e vetvetës ,duan të certifikohen në një adresë e cila nuk ishte e tyre, duan të bindin botën se janë nga aty ku gjënden sot ; nëse bota “hante” këto  ,tani jemi ne që po asaj bote i tregojmë dhe, ajo deshti apo nuk deshti nuk mund t`i mbyllë sytë para të vërtetës  së vërtetë historike.

 

“ Nga burimet historike,të lidhura me Dioklenë,shënimi më i thukt është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhëpërshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë  e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhëshmëri e Gotëve me Serbë vjen në  kohën e Arkixhakonit Tomas;për  te ,Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përktimin e Biblës gotike  e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e çfrytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me  ardhjen e tyre  në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Imperatorisë së Romës”

 

Serbët duke kërkuar në “kohën e humbur të tyre” gjetën shumë lokalitete të rëndësishme  për civilizimin europian dhe atë botëror ,por më të rëndësishmit sipas tyre qenkan dy qytete romake dhe dy Pallate Mbretërore në tokën e Sërbisë së sotme. Në hulumtimet e tyre ,arkeologët serbë  e    “ kapën “ kohën  në të cilën kishin lindur edhe dy imperatorë të cilët e kishin ndikimin të madh në shekujt pas tyre: Konstantini (306-337) dhe Justiniani (527-565)

 

Terenet tona -thot Dragoslav Srejoviq,janë organikisht të lidhura, Sërbia është Piemonti i Balkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i plleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e dijtur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore  e as botërore,

 

 

Sa më shumë që po i lexoj shkrimet serbe në lidhje me të “kaluarën “ e tyre të bujshme ,aq më shumë po mësoj të kaluarën tonë. Të dhemb zemra nga mohsat tonë të cilët  mundohen në çdo mënyrë të  të na bëjnë të huaj në tokat tona.

 

Serbia,venlindja e 17 Imperatorëve  Romak , e vërtetë por jo si Sërbi . E vërtetë që në atë tokë të huaj ku ata jetojnë sot ,kanë lindur të gjitha të mirat e kulturës -trashëgimisë së kulturës  botërore ,por aty jetonin të tjerët para tyre.

 

 

Shekulli i tretë i kësaj epoke  njihej si shekulli i krizës,dhe e mrekullisë së shpëtimit të Imperatorisë së Romës nga shkatërrimi ,shkatërrim i cili u ushtrua për dy-tre shekuj më vonë. Që nga koha e lindjës së Imperatorit të parë romak e deri në shkatërrimin e saj kanë lindur në tokat tona serbe 17 Imperatorë – thonë arkeologët serb . Le ta thonë ;atyre nuk ju prishin mohsat  ; por pohsat e tyre dhe mohsat tonë  e vërtetojnë shtrembërimin djallëzor të historisë.

 

Serbët  zbulojnë dhe nuk i mshefin ato që i zbulojnë në tokën e vjetër që tani e quajnë Serbi; arkeologët e tyre të vyejshëm me një ndjenjë të posaçme të krenarisë së vjedhur në vitin 1996 i kanë zbuluar gjurmat “bindëse “të trashëgimisë serbe si djep i civilizimit romak.  Në afërsi të Negotinit , u  zbulua mauzeliumi i shekullit të tretë. U gjetën ,kompleti i stolive të arit  në 38 pjesë reprezentative  i cili i përkiste nënës së Maximus Daias-it ,njërit nga katër perandorët romak nga periudha e katërshes.

Serbët , ia dijnë shumë për nderë pionerit të arkeologjisë Serbe dr. Janko Shafarik-ut  ,i cili i pari që në vitin 1846 e ka përqëndruar vëmendjën  e shkencës në vlerat e lokalitetitit arkeologjik ,që sot dihet se ishte pallati imperatorik i dhëndrit të Dioklecianit, Feliks Romulianit. Ai që në atë kohë  Gamzigradin e futi në listen e venzbulimeve arkeologjike të cilat duhet ç`groposur” nën udhëheqjën e njeriut që i kupton gjërat”. Shafari-ku ,të gjitha zbulimet arkeologjike i bënte nën mbështetjen e Pricipatës së Sërbisë ,dhe shpenzimet mbuloheshin nga shteti.

 

A kemi në njeri që i kupton gjërat?

 

E quditëshme! ende nën zgjedhën turke sa ishin ata mendonin për krijimin e historisë së tyre . E rrejshme apo jo e kaluara e tyre  ,ata që në atë kohë mendonin për të ardhmën e tyre.Poe përsërisë ,ende ishin nën turkun dhe që në atë kohë e kërkonin të kaluarën e tyre “romake”; e në të njejtën kohë i bënin planet për zhbërjen e banorëve të rrënjës së atyre tokave. Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve  të asj kohe nga ato anë ,hala  gjakojnë.

E quditëshme !  Sot, neve bashkëvendasit tonë  na anatemojnë se pse po i zbulojmë të vërtetat historike ;  jo që zbulojmë se ato janë të zbuluara por që po i publikojmë.

 

Sirmiumi ( Mitrovica e Sremit) e kishte farkëtoren e  monedhave, edhe pse ende data e saktë e themelimit të saj nuk dihet,por ruhen monedhat e arta të Konstantinit  në të cilën është shkurtesa SIR(mium). Imperatori aty farkëtonte  monedhat me fytyrën e tij ,të gruas së tij dhe s`ëmës Helenës dhe të bijëve.

 

Një fjalë e urtë popullore thot : “ nëse nuk e punon arën tënde të huajt e ngulin pllugun në te” ose  “ nëse s`e kositë livadhin  tëndë, gjët e huaja e kullosin barin”

A kanë të vërtetë dhe ngjashmëri  këto thënjë popullore  me sjelljet tona? Ne , e sidomos në vitët e fundit me të madhe po i sjellim jo lopët e huaja por hijenat dhe çakejt që të na  shkyejnë mbi livadhet tona.Poe shkyejmë historinë tonë; e populli pa histori është një popull jashtëtokësor( alien).

Serbët e shofin aktivitetin e tyre arkeologjik,si një të mirë që e çon përpara historinë e Ballkanit. Ata thonë: “ Është koha e fundit që të gjuhët në mbeturinën e historisë teorija e “ ardhjës së Sllavëve” dhe se  Ballkani dhe banorët e tij  autoktonë   janë të lidhura me arkeologjinë e popullit të tokave të këtij vendi( Pra, Serbët). Mandej e kanë edhe këte : se nëse nuk gjuhet teorija e ardhjës së tyre nga Rusia ,do të vazhdohet kolonializmi kulturor i Ballkanit. E kuptuam?

“ Zbulimet e reja janë përparim, për në rastin e Ballkanit duhet të këthehemi pak mbrapa ,disa hapa mbrapa ,para se të filloj përparimi” – thuhet nga ata.

Kjo shumë mirë nën kuptohet me dëshirën e tyre që të shlyhen gjurmët historike të një populli të dikurshëm e të sotëm- shqiptarëve.

 

Libri  ,në mesin e qindra librave,Aleksandar Jovanoviq “Serbiavendlindja e Imperatorisë së Romës 2006 , e botuar në gjuhët kryesore të Europës :

“Sërbia, vendi ku linden 17 Imperatorë të Romës antike, e paraqet hapësirën e gjurmëve impresive të famshëshme të Imperatorisë( 27 prk- 476 psk). E gjithë kjo dokumenton që Serbët janë kreatorë dhe pronarë të kulturës themelore të Europës në tërësi, dhe që Serbët ishin gjithëmonë në Ballkan dhe asnjë tregim i trilluar e i qëllimshëm për njëfarë ardhje në Ballkan zoti e di në të cilën kohë ,më nuk qëndron. Sa më shumë zbulime dhe shkrime nga ana e jonë ,bazuar në dokumente dhe artifakte do të sjellë ujë të pastër në përhapjën e të vërtetës  së vërtetë dhe të vërtetës  së popullit  të parë ,të vetëm dhe më të lashtë të Ballkanit – Serbëve”.

 

( Një gjë më brengosë për këtë  libër ; ndoshta do t`iu shërben oliver shmitave si literaturë e mandej do të na mbushin mendjen se  na nuk ishim të këtuhit. E pastaj në “zadrugën e Zueckenbergut (FB)”  do të humbim kohë të tërë duke

debatuar se sa të mençur na qenkan schmittat,dhe si po e ditkan historinë tonë,

Zadrugari i mirë (shmitat) le që na shet mallra (libra historik), por e çkyen një copë letër nga thesi i miellit edhe e qet mbi te një  “narezak”, një qepë, do fafarona dhe një kallabllak birra… sa me i mbajt myshteritë në zadrugë… Zotërinjt falsifikatorë mendojne se ne ende jemi të tillë !.  Atyre iu duket e tepërt të flasin për veprat e Buxhovit, se “presin derisa ai të pefundoj hulumtimet e tij shkencore për fiset shqiptare ne Afrikë, Azi, Oqeanin Paqësor, Sibir, Bregun e Fildisht”… dhe punën e tij e shohin më shumë si humor…)

 

E bukur kjo?Poiu pëlqen? Dikujt po, e dikujt jo?

 

Ne jemi ende të ndarë ,ne ende debatojmë ,ne ende kërcnojmë  për të vërtetën tonë të vjedhur nga serbët. E kisha shtuar edhe këte nga Gjon Keka: “Shihet tepër qartë se te kombi ynë nje pjesë e tij nuk është ende e lirë nga të gjitha llojet e supersticioneve sulltaniste si ato te veseve dhe sindromeve,gjë që kjo jo vetëm se e dëmton rrugëtimin e vendit por edhe i prish imazhin e identitetit europian të kombit shqiptar në përgjithësi” .Ta kemi të qartë edhe këtë ,se jemi duke vujatur  shumë nga demagogjia e njerzëve të këqinj dhe heshtja e njerëzve të mirë.

Kushjemi? Ç ka jemi ? Për kënd jemi? E duam ne vetvetën?

 

Fahri Xharra

12.05.12


Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch