Home » Lajme, Opinione » Serbia do të duhej kushtëzuar nga BE-ja: Të pranoj Republikën e Kosovës dhe ndalë dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

Serbia do të duhej kushtëzuar nga BE-ja: Të pranoj Republikën e Kosovës dhe ndalë dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

Parlamenti i Serbisë dha betimin e legjislaturës së re nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 dhe votoi kabinetin e ri qeveritar.z.Aleksandar VUÇIQ,Kryeministri vazhdoi mandatin sikurse edhe z.Ivica DAÇIQ,zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të cilët edhe do të ken rolin dominantë dhe krysesor. Edhe kjo përbërje e qeverisë dhe parlamentit do të vazhdojn të mbajn qëndrim dhe kursin e njëjtë ndaj Republikës së Kosovës.  Edhe kjo legjislaturë do të mundohet që  të krijon përshtypje jo reale që gjoja Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit me BE-në.  Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët  është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe Rusisë.  Serbia i konsiderojn dhe i trajton Rusët si vllezër dhe miqë të përjetshëm  dhe disa shtete të veqanta kurse  strukturat edhe mekanizmat e BE-së  si partnere  dhe me interes  strategjik për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. Po ashtu edhe me vllezërit Kinezë do të vazhdojn të mbanjë,forcojn dhe rrisinë raporte  miqësore. Bashkësia ndërkombëtare  do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse don të antarësohet në radhë të parë në BE, mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur dikriminimin në Vojvodinë,Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetonjn vllehët, Bullgarët etj,të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë,në Veri të Kosovës, në Malë të Zi, Maqedoni etj.

      Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar

Beogradi zyrtarë së pasi të kushtëzohet dhe të kërkoj falje Paralamenti dhe Qeveria për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve shqiptarëve,  të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës,të ndryshohet preambulla e kushtetutës e që në vendë të Kosovës të përfshen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë.  Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin dikriminimin  në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe në Rajone tjera të populluara me banorë autokton.

Diskriminimi vazhdon

Vetëm nëse kushtëzohet Serbia do të ndalet diskriminimi, në radhë të parë pranimi i rezultateteve të Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992,pranimi i luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit,kthimi i lapidarit të UÇPMB-ës, përfaqësim proporcional në hirarkin dhe zingjirin menaxhues të policisë multietnike,gjykata,prokurori,që të lejohet përdorimi i gjuhës son shqipe në gjitha institucionet dhe duke u rregulluar me ligjë përdorimi i simboleve e festive kombëtare, të ndalen gjyqet politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëvë të UÇPMB-së, të demilitarizohet kjo krahinë dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,formimin i një universitet publik në gjuhën shqipe,investimi në këtë Rajon ,të kemi përfaqësim në të gjitha nivelet e admnistratës, sistemit bankar, kadastër.Funksionalizimi i Trupit Koordinues të ndryshohet tërsisht pasi deri më tani nuk ka treguar asnjë efekt dhe rezultate në instalimin dhe ngritjen e institucioneve Rajonale. Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do të duhej kushtëzuar me vende të rezervuara.

Beogradi kupton vetëm kushtëzimin nëse BE-ja dëshiron të pranon në radhë të veta atherë duhete të ndalet diskriminimi

Prishtina dhe Tirana zyrtare
Politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të ndërkombëtarizojn çështjen e kësaj krahine Shqiptare uke u harmonizuar në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës kur është në pyetje krijimi i raporteve me Beogradin zyrtare dhe të ngrisin shtrojn me një zë që kjo legjislatura e Parlamentit të Serbisë të fillon të ndërpres dikskriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë. Këto do të duhej kërkura me vendosmëri reprocitetet dhe vendosjen e një misioni paqeruajtës në tri Komunat. Kjo legjislaturë të pranon zyrtarisht kategorin e të dëbuarave,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jo vetëm në tri komuna por gjithandej Serbisë dhe Vojvodinës.Gjithashtu t’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosuri dhe shpërnguluri shqiptarë nga këto komuna. Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe fshirja nga librat amzë, kësaj i thon ,,zvoglimi’’, i shqiptarëve përmesë ligjeve e formave më diskriminuese.Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej të deklaruar dhe të mbajn një qëndrim të unifikuar rrethë një qëllimi, programi dhe patforme dhe të kushtëzohet edhe raporte ekonomike dhe diplomatike me Beogradin zyrtarë për sa i përket çështjeve fundamentale për tri komunat. Kjo legjislaturë e dalur nga data e zgjedhjeve 24 prill 2016 do të duhej të reflekton pozitivist në shumë drejtime.

Refik Hasani 2016-1

Shkruan: Refik HASANI

14 Gusht 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch