Home » Lajme, Opinione, Vendore » Serbia i diskriminon shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, kurse kërkon autonomi për Mitrovicë

Serbia i diskriminon shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, kurse kërkon autonomi për Mitrovicë

Kryeministrja e posa zgjedhur e Serbisë, znj.Ana Brnabiq dhe Presidenti z.Aleksandër Vuqiç ,vazhdojn me kërkesa për pakicën serbe në Kosovë kurse në anën tjetër vazhdojn diskriminim në  Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë.Të gjithë presidentët,kryeministrat, dh kryetarët e të gjitha legjislaturave të Parlamentit të Serbisë duke përfshir edhe ministra nga Qeveria nuk kan patur dallim.Pakica serbe në Kosovë i gëzon të gjitha  të drejta individuale dhe si pakicë duke qen pjesë e legjislativit dhe Ekzekutivit por edhe shkollim deri në Universitet. Mitrovica është dhe ishte shumicë shqiptare dhe ska si të bëhet si një Rajon me autonomi. Shqiptarët  në  Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë përbëjnë një krahinë në kontinuitet dhe ishin dhe do të jen pjesë e trungut shqiptarë.Që nga vitet 90-ta asgjë nuk kan ndërmarrë në të mirë të ruajtjes së drejtave të njeriut dhe atij kolektiv për shqiptarët në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë prandaj deklaratat e Kryeministres të posa zgjedhur të  Serbisë nuk është diçka e re dhe e panjohur. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej ndërtuar një platform të përbashkët duke e paraqitur diskriminim edhe  para instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës.

 

Shkruan: Refik HASANI

04 korrik 2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch