Home » Lajme, Vendore » Serbia lejon botimin e 5 librave në gjuhën shqipe

Serbia lejon botimin e 5 librave në gjuhën shqipe

Katalogut të teksteve në Gjuhën shqipe, të lejuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  të Rep.Serbisë, iu shtuan edhe tekstet, si:  Abetarja, Dituri Natyre 1, Edukimi Figurativë 1,2,3, nga shtëpia botuese ‘’Albas’’ në Preshevë, transmeton rtv aldi.

Më datë 11.05.2018 ka ardhur  vendimi nga MASHT. Rep.Serb me të cilën dhe është lejuar botimi i librave nga shtëpia botuese ‘’Albas’’ e cila i ka drejtuar këtë kërkesë duke pasur dhe pëlqimin nga Këshilli Nacional Shqiptar.

Qenan Hetemi redaktor në shtëpisë botuese “Albas’’ na kumtoi këtë vendim nga MASHT, Tv Aldi ku më në fund edhe nxënësit në komunën tonë do të mund të pajisen me libra më të avancuar.

Librat e lejuara për botim kanë një përparësi të madhe pasi që janë dhe libra të digjitalizuar me ç’rast nxënësit kanë mundësi që përpos asaj që të mësojnë në mënyrë vizuele këtë mund ta bëjnë edhe në formën auditive, përcjellë ZeriLugines.com

Përgatitjet për botimin e librave tashmë kanë filluar dhe nëse edhe mësuesit e shkollave tona i zgjedhin këto libra atëherë do të futen në përdorim që në shtator të këtij viti.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch