Home » Lajme, Vendore » Serbia me rezolutë publike e me platformë të fshehtë për Kosovën

Serbia me rezolutë publike e me platformë të fshehtë për Kosovën

Beograd, 9 janar – Kryetari serb Tomislav Nikoliq ka thënë pas përfundimit të mbledhjes se Qeveria e ka miratuar njëzëri propozimin për dy tekstet – rezolutën për parimet  e bisedimeve me, siç ka thënë ai – institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe dokumentin tjetër obligues – platformën e cila sipas Ivica Daçiqit nuk do të publikohet.
“Nuk është zakon që për platformën dhe taktikën tonë të njihen ata me të cilët bisedohet”, ka thënë kryeministri serb, njofton B92..
“Na duhen institucione që i njohin edhe Beogradi e Prishtina dhe ne me këtë dokument japim shikimin tonë se si të zgjidhet problemi”, ka thënë për gazetarë Daçiq.
Nikoliq ka thënë se ka pasur ndryshim të tekstit të platformës, porse thelbi i saj ka mbetur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch