Home » Lajme, Opinione, Vendore » Serbia me tanke të viteve të 80-ta nuk mund më të tregoj leksione

Serbia me tanke të viteve të 80-ta nuk mund më të tregoj leksione

Situata e krijuar në pjesën veriore të Kosovës gjithsesi është një shqetësim edhe për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe si rrjedhojë kjo gjendje po reflekton edhe në këtë pjesë. Vendimi i qeverisë së Kosovës është i qëlluar për të vënë masat e reciprocitetit dhe në asnjë mënyrë nuk bën që të tërhiqet mbrapa por duhet vazhduar dhe me vendosmëri për të zbatuar.

   Mos të harroj se që nga paslufta e Kosovës çdo njëra qeveri që ka qenë ka bërë lëshime si në aspektin pragmatik: duke mos shtrirë autoritetin shtetëror në atë pjesë ashtu edhe në aspektin juridik duke bërë favore me nënshkrimin e dhjetëra marrëveshjeve në favor të pakicës serbe atë dukë favorizuar si pakicën më të privilegjuar në Evropë. Natyrisht që pakënaqësia e pakicës serbe në veri edhe është pritur nga një vendim i tillë, pasi që ajo pakicë është udhëhequr dhe ka jetuar deri më tani në duar të klaneve kriminale të dirigjuar nga Beogradi. Kjo strukturë politike lokale në veri e pakicës serbe në vazhdimësi ka qenë një satelit i Beogradit që ka bërë dhe bënë përpjekje për  destabilizuar vendin në njërën anë dhe nga ana tjetër shteti serb duke luajtur viktimën para faktorit ndërkombëtare gjithsesi ka potencuar se subjektiviteti i shtetësisë së Kosovës si shtet i pavarur është e paaftë dhe se nuk duhet rrjedhimisht të ndodh. Gjë që me qindra veprime klandestine nga grupe kriminale ekstremiste serbe duke përfshirë edhe sulmet terroriste në vazhdimësi nga njëra anë dhe nga ana tjetre me përkrahje direket edhe nga ekstremizmi islamik, sidomos në pjesë e Mitrovicës nga disa imam që kanë mbjellur urrejtje ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe duke shtuar shkallën e fundamentalizmit gjë që ka ndikuar direkt në zbehjen e atdhetarizmit te popullata shqiptare, veprime që bien në kundërshtim edhe me ligjet-Kushtetutën e  Kosovës.

Gjendja e tensionuar sidomos me afrimin e tankeve dhe aviacionit serb në kufi të Kosovës duhet parë me seriozitet për faktin se:

– Qeveria serbe ka gjetur momentin e përshtatshëm sidomos pas situatës së krijuar brenda spektrit politik në Prishtinë ku shumica e partive politike janë rreshtuar kundra qeverisë së tanishme të Kosovës gjegjësisht ndaj Kurtit. Kjo në një raste delikat për intervenim serioz në veri nga ana e policisë së Kosovës dhe të FSK-së gjithsesi mund edhe të mos i binden urdhrave të Kurtit – Osmanit, pasi këto institucione të pavarura prej kohësh janë të kapura nga subjektet politike tjera që tani janë në opozite dhe rrjedhimisht vendosmëria për të zbatuar ligjin në veri mund edhe të dështojnë nëse situata mund të eskalon në ndonjë konfrontim të hapur të forcave të armatosur të Kosovës dhe atyre serbe. Pasi që opozita në Kosovë dështimin e kësaj qeveria me çfarëdo çmimi do të e dëshironte për njëmijë arsye duke filluar nga frika e zbulimit të keqpërdorimeve financiare me vite të tëra etj…

– Ideja e mini Shengenit që kohëve të fundit edhe janë zhvilluar takime, e që me vizitën e Merkelit u zbeh kjo ide, gjithsesi i ka dhënë Serbisë një mundësi për të shfaqur agresivitetin e saj edhe atë përmes forcave ushtarake, pasi që Shqipëria ka mbetur anash në këtë moment e cila duhet treguar në mënyre urgjente gatishmërinë në asistimin e drejtpërdrejt të FSK-së gjë që ia lejon edhe Kushtetuta e saj.

– Së paku dhjetë vitet e fundit Serbia në të gjitha proceset politike të saj si drejt rrugës për në BE ashtu edhe në përmasimin e imazhit të saj si një shtet që ka kryer gjenocid në disa shtete në Ballkan, veprimtarin e saj e ka mbështetur në kërcënim ushtarak  ndaj fqinjëve edhe atë jo vetëm ndaj Kosovës.

   Nevojë e domosdoshme është që qeveria e Kosovës  kërcënimin e fundit ushtarak serb të e marrë seriozisht dhe në mënyrë urgjente të aktivizoj të gjitha mekanizmat në rend të parë vetëmbrojtës duke mos përjashtuar mundësin edhe të kalimit mbrojtës. Këtë situatë në mënyrë urgjente duhet ftuar dy qeveritë shqiptare të ulen në një takim dhe në koordinim me mekanizmat ndërkombëtar si të NATO-së, OKB-së, dhe aleatëve strategjik të shqiptarëve.       

   Mos të harrojmë se me aq sa kemi mundur të vërejmë përmes mjeteve të informimit qarqe të caktuar në Prishtinë nuk duhet të krijoj panik nga artileria serbe që është vënë rreth kufirit pasi që aq është e vjetër dhe jashtë kohe sa që ato tanket janë prodhim i viteve 80 dhe rrjedhimisht dështimin e kanë të garantuar.

(Valon Jashari: Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress