Home » Lajme, Ndërkombëtare » Serbia në BE vetëm nëse e njeh Kosovën

Serbia në BE vetëm nëse e njeh Kosovën

Dita Ndërkombëtare e Bashkimit Evropian i gjen shumë vende të rajonit jashtë kësaj ombrelle. Duke marrë për bazë synimin e shtetit serb për të qenë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian, magjistër i shkencave politike. Reshat Neziri, ka thënë se si alternativ e vetme për qeverinë serbe është pranimi Kosovës por edhe plotësimi i kritereve. Ndërkaq afër BE është edhe Shqipëria e cila pritet që këtyre ditëve të votoj tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Por shumë larg kësaj aspirate është Kosova dhe Maqedonia. Për Kosovën duhen ende njohje, pranimi në OKB, liberalizimi i vizave, hyrja në Nato dhe shumë reforma të tjera. Ndërsa Maqedonia barrierë kryesore e ka shtetin fqinjë grek i cili nuk e njeh këtë emër për shtetin maqedon. Në Bashkësinë Evropiane janë gjithsej 27 vende e pranë hyrjes është Kroacia, ndërsa këtë rrugë po e ndjekin Islanda, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch