Home » Lajme, Vendore » Serbia nostrifikon 3 diploma të Kosovës, 3 të tjera në procedurë

Serbia nostrifikon 3 diploma të Kosovës, 3 të tjera në procedurë

Marrveshja rreth mënyrës së pranimit të diplomave është arritur në nëntorë të vitit 2011, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europianë. Proceduar parasheh që asociacioni Europianë i universiteteve në Bruksel, ti certifikojë diplomat të cilat janë lëshuar nga institucionet e larta shkollore të akredituara në Kosovë, që të jenë të njohura në Sërbi, për arsimim të mëtutjeshëm ose punësim. Të gjitha certifikatat, gjegjësisht vërtetimet, në tri ciklet e deritanishme iu janë dhënë personave që kanë konkuruar. Në bazë të rregullores, për mënyrën e veqantë të njohjes së dokumenteve të shkollimit të lartë dhe vlerësimit të programeve të studimeve të Universitetit të Kosovës, të cilët nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas rregullave të Sërbisë, deri më tash universiteteve të Sërbisë u janë dorëzuar gjithsej 6 kërkesa (Universitetit të Nishit dhe Universiteti Ndërkombëtarë të Novi Pazarit) për nostrifikim, prej tyre tri janë zgjidhur pozitivisht ndërsa tri kërkesa janë në procedurë të zgjidhjes, njofton TK. Të gjith studentët që i kanë marrë diplomat në universitetet në Kosovë, mund ta nisin procedurën e dorëzimit të dokumentacioneve të shkollimit të lartë.

Rtv presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch