Home » Lajme » Serbia nuk duhet që pa plotësimin e kushteve të pranohet në shtëpinë evropiane

Serbia nuk duhet që pa plotësimin e kushteve të pranohet në shtëpinë evropiane

Serbia nuk duhet që pa plotësimin e kushteve të pranohet në shtëpinë evropiane. Serbia nuk duhet të sjellë në BE kusuret nga e kaluara, shkruan gazeta gjermane “Der Tagespiegel”. Autorja e komentit mendon se Serbia nuk duhet që të pranohet në shtëpinë evropiane pa plotësimin e kushteve, transmeton Qendra Informative e Kosovës shkrimin. “Pas luftërave ballkanike të nxitura kryesisht nga arroganca e supremacisë serbe, premtimi për hapjen e portave të Evropës ishte një stimulim i rëndësishëm për paqen, dhe shpresa me emrin Evropë ka nxitur reforma në shumë vende. Megjithatë, nëse Serbia këmbëngul për hyrjen e saj në shtëpinë e Evropës atëherë ky vend nuk duhet të sjellë me vete kusure shpërthyese nga e kaluara”, thuhet në shkrim. “Serbia ngul ende këmbë që të mos njohë ish krahinën e saj, tani Republikën e Kosovës, dikur skenë e masakrave të milicisë serbe dhe në Beograd ka ende sy lakmues që shikojnë në drejtim të ‘Republikës Srpska fqinje’. Ku shqetësimi për papunësinë dhe impiantet e kalbura industriale duhet të ishte kryesori, por grupet e zakonshme të myshterinjve aty nxehen për ‘Kosovën tonë’, fetishin e nacionalistëve. Megjithatë kjo ‘Kosova jonë’ do të duhej të shërbente për t’i thënë Serbisë: nuk ka hyrje në shtëpinë e Brukselit”!, shkruan ndër të tjera “Der Tagespiegel.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch