Home » Lajme, Opinione » Serbia nuk e do Kosovën në UNESCO. Pse ?

Serbia nuk e do Kosovën në UNESCO. Pse ?

Ja pra , pse Serbia nuk e do Kosovën në UNESCO : A mund  të kemi parasysh se futja e Kosovës në UNESCO, sa i përket vlerës historike  është  baras me shpalljen e pavarësisë së saj? A mund ta kuptojmë  ,që  hyrja e Kosovës në UNESCO është IMPERATIVI  ynë ? A e dimë  që me futjen e Kosovës në UNESCO  , vuloset edhe trashëgimia e jonë historike mijëra vjeçare e cila na është vjedhur ?

Nëse ne e harrojmë se  zanafilla e jonë e ka kaluar 10 mijë vjetshin , nëse ne e harrojmë se kush ishim dhe i themi vetës se kemi ardhur këndej pari jo ma herët se viti 1389 , e mendoni që UNESCO do të na do në mesin e saj ?

Futja në UNESCO është “luftë “ votash; ai që është më i bindshëm fiton. Ne , ku jemi ? Europa e di  fort mirë se kush jemi dhe sa jemi dhe sa vlejmë si popull. Europa e di shkëlqyeshëm të kaluarën tonë historike ;por edhe Serbia e di  edhe këtë, që robërimi osman i 500 vjetëve të kaluara e ka gërvishtur trurin tonë dhe që ne deri diku e kemi harruar se kush ishim dhe kush jemi sot. . Ah , Serbia … po ajo e di  forte mirë se sa të lehtë që jemi .!  Ne nuk guxojmë ta harrojmë vetveten siç  e   kishim harruar dikur.

UNESCO do prova.   UNESCO të gjitha i di ; por ajo mundohet të   aktualizoj  “ se shqiptarët  janë përshëndetur me të kaluarën osmane “,  dhe se  janë të vetëdijshëm për të kaluarën e tyre mijëra vjeçare para-osmane .  Jo,më kot ne  duhet t`i dokumentojmë  se jemi  të denjë që trashëgiminë tonë historike dimë dhe mundemi ta ruajmë , dhe se nuk na duhen tutorët për këtë punë .  Dhe në rast dështimi të dytë  mos të kërkojmë  fajtorin dikund tjetër , sepse vet do të jemi farkëtar të fatit tonë historik që të futemi nën ombrellën botërore të qiellit dhe tokës historike së cilës i takojmë.

Shikoni hartat  arkeologjike të Kosovës , dhe e shihni se ato përkundër tkurrjeve , asimilimeve , mohimeve dhe vetëmohimeve territoriale  ende mund të llogariten si trashëgimi   e cila  mund t`iu  dorëzohet   shqiptarëve dhe të vetëqeverisin me to.

Akademik  serb Mihajlo Markoviq  shkruan “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurrë nuk do të heq dorë .”
“Nëna , gruaja të bijtë Skënderbeut janë serbë”- nuk shkruhet  dhe përfolët rastësisht ,këto ditë ?
 Për të kuptuar të huajt, fqinjët, gllabëruesit dhe të pangopurit, atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mirë. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet shpesh. Bile, së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë- Kosova në UNESCO .

E , sikur t`i numëroja të gjitha faktet të cilat ne sigurojnë vendin tonë UNESCO , historinë e falsifikuar serbe do ta mere lumi .

Shqiptarët janë të parët në Europë që e pranuan Krishterimin; shqiptarët ishin ata që për 300 vjet u masakruan nga Perandoria Romake mu për atë se e përhapnin krishterimin . Por , shqiptarët janë ata që edhe e legalizuan ate . Rëndësia historike është se legalizimi erdhi me fuqinë e madhe të një Dardani , mu nga ato toka që sot i mban Serbia ; erdhi nga Konstantini i Naissusit për Lindjen dhe Leciniusi po ashtu i Dardanisë për Perandorinë Romake perëndimore . Pra , me ne filloi .
Pra nga të besuarit e zotërove të Dodonës ne e përqafuam krishterimin i cili krishterim u nda në katolik dhe ortodoks ; edhe këtë nuk e kaluam lehtë . Ne ishim ata që me hir apo pahir e morëm edhe myslimanizmin . Por mbi të gjitha mbetëm shqiptar !
Ne jemi në vendin tonë , në token tonë; i kemi tri fe por e kemi një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë ,një diell dhe një zot.- Kosova në  UNESCO !

Miq të nderuar , Franca dhe Parisi janë qendra botërore të kulturës dhe artit ; prandaj aty duhet të ndihet zëri ynë , aty duhet të ndihet e vërteta e jonë historike. Parisi ka emër të forte ; Parisi është me ne. Parisin e kemi një orë fluturim aeroplani nga Kosova – kështu thoshte Presidenti Zhak Shirak në prag të bombardimeve të Jugosllavisë . Edhe ata ishin me civilizimin botëror kundër një të keqeje ballkanike.

Edhe diçka ; Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit). Qëllimi  i Dushanit ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës,Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. Kemi fakte shumë mëdha që në UNESCO  t`i godasim gënjeshtrat historike serbe .

Fahri Xharra,

28.07.17 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch