Home » Lajme, Vendore » Serbia nuk e pranon marrëveshjen

Serbia nuk e pranon marrëveshjen

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet që i janë prezantuar me gojë ekipit të saj negociator, sepse ato nuk garantojnë sigurinë e plotë, ekzistencën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të popullit serb në “Kosovë e Metohi”, thuhet në kumtesë. Qeveria e Serbisë njëzëri ka vendosur të kërkohet vazhdimi urgjent i dialogut me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Serbisë njëzëri ka vendosur në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme që të kërkohet vazhdimi urgjent i dialogut me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk mund t’i pranoj parimet që i janë prezantuar me gojë ekipit të saj negociator, sepse ato nuk garantojnë sigurinë e plotë, ekzistencën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të popullit serb në “Kosovë e Metohi”, thuhet në kumtesë.

Marrëveshja e mbështetur në parimet e ofruara, ka shtuar kryeministri, nuk do të sillte zgjidhjen përfundimtare e të qëndrueshme dhe tejkalimin e gjendjes së tashme në Kosovë.

Qeveria njëkohësisht ka konfirmuar përcaktimin që me rrugë paqësore, me anë të dialogut, të arrihet zgjidhja e përhershme që do të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin e paqes afatgjate.

”Me pjesëmarrjen e deritashme në dialog dhe me gatishmërinë për kompromise, Qeveria e Serbisë ka treguar vendosmëri të prerë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”, ka thënë Daçiq i cili ministrave ua ka lexuar konkluzionet e propozuara.

Për “konkluzionet mbi nevojën e vazhdimit të dialogut me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë me ndërmjetësimin e BE”, janë pajtuar të gjithë anëtarët prezent të qeverisë.

Qeveria e ka autorizuar kryeministrin që mbi këtë vendim t’i njoftojë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesë./ Fahri Musliu – Beograd/

(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch