Home » Lajme, Vendore » Serbia pritet të dalë nga kolapsi ekonomik

Serbia pritet të dalë nga kolapsi ekonomik

Ristrukturimi i qeverisë serbe ka lënë një boshllëk në sektorët kyç të vendit, që janë ekonomia dhe financat. A do të ishte e mundur që këto vende t’i plotësonin të huajt? Analistët nuk shohin këtu asgjë të keqe.

Pas distancimit të partisë Rajonet e Bashkuara të Serbisë (URS) prej këtyre sektorëve pritet që përgjegjësinë mbi to ta marrë Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Megjithatë siç bëri të ditur kryetari i kësaj partie Aleksandar Vuçiç, është shumë e mundshme që këto vende t’i zënë të huajt dhe sipas të gjitha gjasave në formën e këshilltarit të ekonomisë dhe financave, raporton DW.

Vuçiç theksoi se nuk ka ndërmend që në këto vende të vendosë “kuadro partie”, duke pranuar kështu që jo vetëm partia e tij, por edhe e gjithë Serbia nuk ka sa duhet kuadro të zgjedhur në fushën e ekonomisë.

Në mediat serbe qarkulluan njoftimet se këshilltar i qeverisë serbe mund të jetë edhe Dominique Strauss-Kahn, drejtori i mëparshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por këto thashetheme më vonë u përgënjeshtruan.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch