Home » Lajme » Serbia vazhdon te diskriminoj arsimin shqip në Bujanoc

Serbia vazhdon te diskriminoj arsimin shqip në Bujanoc

Në mbledhjen e fundit të organizuar nga Departamenti i arsimit të komunës së Bujanocit me Aktivin e shkollave fillore në gjuhën shqipe është shprehur brengosja për mosndërmarrjen e masave nga Ministria e arsimit për dhënien e lejes për përdorimin e teksteve adekuate shkollore të importuara nga shqipëria apo Kosova, duke e cilësuar këtë akt si mungesë të ullnetit politik për zgjidhjen e problemeve shumevjeçare, njofton agjencia nformaitve “Presheva Jonë”

Në mbledhjen e organizuar sot nga Departamenti i arsimit të komunës së Bujanocit me Aktivin e shkollave fillore në gjuhën shqipe është
anailazuar fillimi i vitit shkollor në shkollat fillore dhe ate të mesme të komunës së Bujanocit, thuhet në komunikatën lëshuar sot nga
Departamenti për arsim në komunën e Bujanocit. Në këtë takim, qëllimi i të cilit ishte analiza përgatitjeve paraprake të fillimit të vitit të
gjithë drejtorat kan raportuar se nëpër shkolla jan bërë përgatitjet e duhura teknike për një fillim të mbarë të këtij viti shkollore.

Me këtë rastë është shprehur brengosja për mosndërmarrjen e masave nga Ministria e arsimit për dhënien e lejes për përdorimin e teksteve
adekuate shkollore të importuara nga shqipëria apo Kosova, duke e cilësuar këtë akt si mungesë të ullnetit politik për zgjidhjene
problemeve shumevjeçare.

Në të gjitha takimet me drejtorat e shkollave në mënyre transparente ështe biseduar për;

1. Monitorimin e proçesit edukativo arsimor;

2. Për zgjidhjen e problemit të tepricave teknologjike konform ligjit dhe instruksioneve që drejtuesit e shkollave i kan marrur nga ministria e
arsimit.

3. Për ngritjejen e shkallës së disciplinës në punë të mësimdhënësve dhe ajo e vijimit të rregukllt të nxënësve

4. Për aplikimin e institucionit të konkursit për përzgjehdjen e kuadrove profesionale,

5. Ju ka tërhequr vrejtja drejtorave te zgjedhja e mësimdhënësve se shkollat nuk jan ente sociale por institucione edukative dhe arsimore.

6. Eshtë biseduar edhe rrethë teksteve shkollore , prolongimin e realizimit të kërkesave dhe masat që do të mirren në shenjë paknaqësie.

Me këtë rast është konstatuar se në asnjë mbledhje, në asnjë takim tjetër nuk është biseduar as për masa të dhunshme e as për angazhimin e individve të caktuar nëpër shkolla.

Qëlimet e ulëta që pretendohen në vazhdimësi të instalohen nga drejtime të ndryshme në favorizim të antivlerave, duhet luftuar përmes veprimeve te pergjegjeshme duke krijuar klimën e avancimit te proçesit edukativo arsimor.

Prandaj insinuatat e qëllimkqëia dhe me prapavi të ulët politike, që vijnë nga disa liderë partiak, të cilët edhe vetë janë dhe kanë qenë në vendet kyçe, sipas mendim të përbashkët të të gjithë drejtuesve të shkollave, janë të pabaza dhe nuk kan vend në rrugtimin tonë të përbashkët në avancimin e proçesit arsimor.
Bujanoc, 5 shtaor / AIK-Presheva Jonë

The following are some tips for an interview while you’re the one academic report writing template being interviewed, remember that you’re also interviewing the school

One Response

  1. Kush e ka udhëhequr këtë mbledhje kur Kryeshefi i këtij Organi Mr.Haxhi. Agim Hasani gjendet në Plazhin e bregdetit Shqipëtar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch