Home » Lajme, Vendore » Serbia, vendi kandidat për anëtarësim në BE, sipas të dhënave të qeverisë kërcënohet nga falimentimi

Serbia, vendi kandidat për anëtarësim në BE, sipas të dhënave të qeverisë kërcënohet nga falimentimi

Deri në fund të vitit duhen siguruar deri në 3 miliardë euro për buxhetin e shtetit, raporton dw. Rreth 60.000 firma janë bllokuar në Serbi për shkak të borxheve. Bëhet fjalë për rreth një të pestën e të gjitha sipërmarrjeve në vend, shkruan gazeta “Novosti” në numrin e së hënës (24.9.). Në Serbi ligji parashikon bllokimin e llogarive të firmave që kanë borxhe të mëdha. Në këtë mënyrë synohet që ato të detyrohen ta ulin sasinë e borxheve. Sipas gazetës shuma e përgjithshme e borxheve arrin aktualisht në 150 miliardë dinarë (rreth 1,3 miliardë euro). Pjesa e kredive të këqia të bankave arrin në 1,9 miliardë euro. Vendi kandidat për anëtarësim në BE sipas të dhënave të qeverisë serbe kërcënohet nga falimentimi. Deri në fund të vitit duhen siguruar deri 3 miliardë euro në mënyrë që buxheti i shtetit të jetë në gjendje t’i shlyejë detyrimet. Sipas parashikimeve të FMN-së ekonomia e Serbisë pritet të tkurret me rreth 0,5 për qind sivjet. Vetëm duke filluar nga viti i ardhshëm FMN parashikon një rimëkëmbje të lehtë të ekonomisë serbe. Sipas Fondit masat e kursimeve të hartuara nga qeveria serbe nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar deficitet në buxhet. Objektivat e kursimit të qeverisë serbe janë “në përgjithësi të mjaftueshme” por për zbatimin e tyre nevojiten masa shtesë, deklaroi Zuzana Murgasova, drejtuesja e një delegacioni të FMN-së i cili qëndroi javën e kaluar në Beograd./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch