Home » Lajme, Ndërkombëtare » Serbisë i bëhet e qartë, njëherë Marrëveshja pastaj BE-ja

Serbisë i bëhet e qartë, njëherë Marrëveshja pastaj BE-ja

Mathhausen, 6 maj – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë. Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentët austriak dhe polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiqi e mori edhe nga Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, raportojnë mediat serbe.

”Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se mbetet në BE-në që nëse fillon zbatimi i marrëveshjes, Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Daçiq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch