Home » Intervistë, Lajme » Serbisë i intereson influenca turke në tokat shqiptare

Ilia KolaPërderisa një shtresë e madhe e të mashtruarish me frymën ekstremo-islamike , ( e cila është vetëm për të keqen e kombit shqiptarë ) nuk e kuptojnë që janë viktima të agjenturave  të juaja e kemi pak vështirë. E kemi shumë vështirë , sepse vetëm në Kosovë në çdo 13,5  km katror e kemi një tempull që vjellë pa nda antikombëtarizëm .  Shqiptarët e mashtruar duhen ta dinë (  krerët e të mashtruarve dinë ) që këto janë plane serbo -turke në koordinim .
Serbisë i intereson influenca turke . Ishte kështu edhe në kohën e Nikolla Pashiqit , edhe në atë Rankoviqit e fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite.
Këtë temë e bisedova me një shqiptar , studjues që jeton  në Greqi dhe që një ndër interesimet e tia primare janë grekët e vjetër dhe arbanasit. Për aktualitetin që mbretëron sot në të gjitha tokat shqiptare  e bisedova me Ilia Kolën, ai thotë:
“Agjentura serbe ia arriti qëllimit qe me miqtë e saj turq e arab te ndërtojë qindra xhami dhe medrese ne territore ku jetojnë shqiptaret. Ia arriti qëllimit qe nëpërmjet miqve te saj ti fanatizojë shqiptaret e ti prezantojë ne sytë e evropianeve si islamike radikale xhihadistë.”

“Kështu Serbia justifikon luftën kundër Kosovës jo si një spastrim etnik, por si nje lufte kundër terroristeve islamike. Arabizmi i shqiptareve nuk është dukuri natyrale, por program qeveritar serb, është plan për ti treguar Evropës se shqiptareve nuk u intereson as kombi e as gjuha dhe nuk janë gjë tjetër veçse islamikë radikale qe nuk kane asnjë dallim prej terroristeve te ISIS. Fale diplomacisë serbo-ruse dhe shërbimeve te tyre sekrete ky plan është sot ne zbatim te plote. Neo-otomanistet nga ana tjetër ndihmojnë ne zbatimin e këtij plani duke përdorur paratë e arabeve. “

” Si ka mundësi qe del një bythe hoxhe aty , ofendon Skënderbeun ne televizionin shqiptar hapur fare dhe askush nuk i thotë asgjë.? “
“Në qoftë se këta njerëz te ndyre qe i janë veshur Kosovës dhe Shqipërisë do te bënin te njëjtat gjera ne Greqi apo ne Serbi, shërbimet sekrete te këtyre vendeve do i kishin zhdukur me kohe “.
Nuk te fal bota, për tradhti ndaj atdheut. Shqiptarët flenë në gjumë .

“Kjo është çështje qe duhet zgjidhur prej intelektualeve shqiptare ne një kongres shumëditor. Intelektuale qe duhet te mblidhen nga gjithë trevat e Shqipërisë , njerëz qe kane studiuar ketë fenomen dhe qe propozojnë terapinë për shërimin e kësaj sëmundjeje.”

Cili prej nesh këtu mund ta marre iniciativën qe ta propozoje ketë tek qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës ? Shqiptaret duhet te marrin masa te jashtëzakonshme ne nivel zyrtar dhe jozyrtar. Veprimtaria e klerit shqiptar duhet ndjekur me vëmendje prej shërbimeve sekrete.

“Turqia dhe Serbia e përdorin politikën e njëra tjetrës në interesin e tyre. Turqisë i intereson që Serbia të rritë presionin e saj mbi shqiptarët me forma të ndryshme, qoftë me deklarata nga politikanët serbë, qoftë me veprime të administratës serbe.

Dhe ja ku erdhi në Kosovë Erdogani dhe pasi ishin bërë të gjitha këto ai tha shprehjen e tij të famshme Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.

Me fjalë të tjera kjo përkthehet , Ne jemi këtu për ta shpëtuar Kosovën . Ndërkohë që shumë kosovarëve iu bë qejfi për këtë, në Shqipëri reagimi ndaj kësaj shprehjeje ishte i dobët, vumë re ama një reagim fals nga ana serbe ku politikanët serbë dolën hapur duke thënë Kosova është Serbi. Na kujtuan pra edhe një here që ndodhemi nën rrezikun serb.

Pas vizitës së Erdoganit dmth kosovarët u vunë të zgjedhin mes Turqisë e Serbisë dhe ajo cka tha Erdogani vetë ishte vetëm një lojë diplomatike mes këtyre dy shteteve ku në mes gjendet Kosova.

“Serbisë i intereson që të përdorë influencën turke me qëllim fanatizimin fetar të kosovarëve. I intereson që këta të fundit të vetë identifikohen si turq dhe jo si shqiptarë, të kenë sa më shumë lidhje me Turqinë e sa më pak me Shqipërinë. Kjo sepse kush e di se cfarë të zezash planifikon për të ardhmen.

Turqia nga ana tjetër (neo-otomanistët) duan të përdorin fenë myslimane si armë politike për të ardhur afër Kosovës. Këta kanë jo vetëm interesa tregtare e gjeostrategjike, por edhe këta si serbët kush e di se cfarë planifikojnë për të ardhmen.

Pyetja është ne çfarë bëjmë në këtë mes ? Cili është pozicioni shqiptar në mes të këtyre dy poleve ?

Lejimi i hapjes së qindra medreseve e ndërtimi i qindra xhamive do të thotë se plani turko-serb po punon për mrekulli. Fanatizimi fetar i shqiptarëve është në zhvillim e sipër dhe në rrugë të mbarë. Më shumë xhami sot ka Kosova se sa vetë Arabia Saudite nga ku myslimanizmi lindi.

Nqs politika shqiptare nuk u reformua, nqs këto medrese që helmojnë fëmijët tanë nuk u mbyllën, nqs këta 4-5 hoxhë antishqiptarë që flasin hapur kundër kombit, ofendojnë figurat tona kombëtare e ngrenë lart Mehmet Fatihun nuk u shporrën atëherë çdo gjë ka mbaruar.

Nuk ka rëndësi nëse fituam betejën në Luftën e Kosovës në 1998-99. Tashmë po humbasim paqen.

Ne  Shqipëri dhe në Kosovë duhet krijuar krijua një bërthamë operative, shteti duhet te marre masa konkrete. Shqiptaret duhet te marrin masa te jashtëzakonshme ne nivel zyrtar dhe jozyrtar. Nqs ngurrohet qe te eliminohen aktivitetet e këtyre qelbësirave atëherë ata do te na eliminojnë gjithë kombin.” … Dhe Garashanini ,pas 200-300 vjetësh  del fitimtar !

Të faleminderit  Ilia Kola !

Fahri Xharra,21.06.16
Gjakovë

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2016 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress