Home » Sport » Seria A, spektakël dhe barazim në “San Paolo”

Seria A, spektakël dhe barazim në “San Paolo”

Kanë dhuruar spaktakël në “San Paolo”, Napoli dhe Juventus, në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të, të cilën e kanë mbyllur në barazim 3-3.

Vendasit fitojnë një 11-metërsh që në minutat e para të takimit, por ndodh ajo që pak e mendonin. Hamshik godet dhe shënon, ndërkohë që lojtarë të tjerë futen në zonë përpara goditjes e si rrjedhojë përsëritet penalltia, këtë herë Hamshik gabon duke e nxjerrë topin jashtë portës.

Vetëm 7 minuta nga ky episod është sërish Marek Hamshik, edhe pse i nisur nga një pozicion jashtë loje që rikuperon gabimin duke zhbllokuar shifrat.

Brenda pjesës së parë skuadra e Kontes ndëshkohet sërish dhe këtë herë është Pandev që i con në 2-0 shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, kryesuesit e Serisë A, shënojnë me Matrin duke ngushtuar diferencën.

Entuziazmi i “Zonjës së Vjetër” zgjat pak pasi është sërish Pandev ai që shënon golin e tij të dytë personal të takimit dhe të tretin për Napolin.

Kur u duk se skuadra Maxarrit kishte arritur të mundte një tjetër skuadër të madhe Juventusi nxjerr në pah eksperiencën duke mos u dorëzuar deri në fund.

Në minutën e 72-të Estigaribia shënon pas asistit të Matrit, ndërkohë që Pepe bën gjithcka vetë pak minuta më vonë dhe i ndihmuar disi nga fati shënon golin e tretë duke barazuar shifrat në 3-3.

Me këtë rezultat Napoli nuk mori atë që priste ndërkohë që Juventusi mbetet 2 pikë përpara Milanit, tashmë me ndeshje të barabarta.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch