Home » Lajme » Sevdail Sherifi ngjitet në Ring me 28 Maj

Sevdail Sherifi ngjitet në Ring me 28 Maj

Sevdail Sherifi Kampion Evrope do të ndeshet më 28 maj në Bad Ragaz të Zvicrrës. Sherifi për kundërshtar do të ketë boksierin Algjerian Rachid Raad i cili në karrierën e tij ka zhvilluar tre meçe profesioniste ku ka shënuar një fitore dhe ka pësuar dy humbje. Meçin e fundit Sherifi e zhvilloi në Prishtinë ku shënoi fitore ndaj boshnjakut Elvir Behlulovic me KO 4. Sherifi tregoi performancë të mirë ku knaqi të pranishmit në kryeqytet.
Pas këtij dueli pritet të zhvillon edhe një meç tjetër me 13 Qershor në Cyrih në Diskoteken e njohur Shqiptare Boleros, ku legjenda e boksit tonë Aziz Salihu do të jetë organizator. Për Boksierin Preshevar kjo verë duket të jetë e ngarkuar pasi që në muajin Korrik, Sherifi do të paraqitet edhe në vendlindjen e tij në Preshevë. Bilanci i tij momental është 5-1-1 (5 KO), por ai është duke ecur me hapa të sigurt reth ngritjes së tij.

When it comes to monitoring your teens phone, you want to have peace of mind that your child’s device is functioning properly for your teen, but giving you the access your need http://spyappsinsider.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch