Home » Kulturë » SH.f “Abdulla Krashnica”- Miratoc shënën përvjetorin e 69-të

SH.f “Abdulla Krashnica”- Miratoc shënën përvjetorin e 69-të

SHF A KrashnicaPara 69 viteve në fshatin Miratoc ishte hapur shkolla shqipe me emrin e heroit preshevar Abdulla Krashnica.E sot kjo shkollë me program kulutro-artistik  ka shënuar këtë përvjetor duke çmuar lartë kontributin e të gjithë mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Shkolla fillore Abdulla Krashnica në Miratoc me një manifestim kulturo artistik ka shënuar 69 vjetorin e saj. Drejtori I kësaj shkolle Gafurr Hyseni  mori fjalën përshëndetëse ku të gjithë të pranishmëve Ia uroi këtë ditë , po ashtu nuk la pa përshëndetur edhe veteranët  e arsimit  të cilët kontribuuan në arsimimin e gjeneratave të shumta. Po ashtu drejtori Gafurr  Hyseni para të pranishmëve ka folur edhe për sukseset dhe arritjet e kësaj shkolle. Ndërkaq program ka vazhduar me këngë,poezi e valle të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle. Ndërsa edhe këtë vit nuk munguan as mirënjohjet për  kuadrin arsimor pasi kanë treguar rezultate te veçanta për  këtë vit shkollor .Gjithashtu mirënjohje drejtori ndau edhe për nxënësin e klasës së tretë Shaip Agushi I cili arriti vendin e parë në garat komunale në matematik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch