Home » Kulturë » Sh.f “ Ali Bektashi “ – për herë të dytë fituese e kuisit Lugina Garon

Sh.f “ Ali Bektashi “ – për herë të dytë fituese e kuisit Lugina Garon

Në xhiron e fundit të kuizit shkollor Lugina garon 2013 e organizuar nga Radiotelevizioni Presheva është shpallur fituese për të dytën herë shkolla fillore Ali Bektashi nga Nasalca e cila sfidoi shkollën fillore Ibrahim Kelmendi nga Presheva.

Xhiroja e fundit e Kuisit shkollor Lugina Garon 2013 në mbrëmjen e së premtes nxori edhe skuadrën më të fortë të shkollave fillore që garuan në mes vete ajo e nxënësve të Shkollës Fillore Pro.Ibrahim Kelmendi nga Presheva dhe Ali Bektashi nga Nasalca. Në edicionin e dytë të kuisit shkollor për të dytën herë fituese u shpall Shkolla Fillore ‘ Ali Bektashi ‘nga Nasalca, me ç’rast nxënësit nga të dyja shkollat edhe pse ishin të shoqëruar nga emocionet si do qoftë arritën që të promovojnë aftësitë dhe sukseset e tyre që i kanë fituar gjatë përditshmërisë në mësime. E në anën tjetër arsimtarët nga të dyja shkollat falënderuan tej mase protagonistin kryesor, Radiotelevizionin Presheva që organizoi këtë kuis shkollor për të inspiruar nxënësit edhe më tej për punë në mësime. Edhe pse nuk arritëm të fitojmë gjithsesi Ishte e rëndësishme pjesëmarrja e sidomos arritja deri në finale për ti treguar nxënësit aftësitë e tyre është shprehur Edita Asllani pedagoge në SH.F.Ibrahim Kelmendi.

E entuziazmuar i uron suksese të mëtutjeshme nxënësve të shkollës Fillore nga Nasalca ndërkaq Radiotelevizionit falënderim të veçantë thotë garuesja nga skuadra e SF.F Ibrahim Kelmendi.

E nxënësit nga Shkolla Fillore Nasalcë shprehen mjaft të kënaqur që për të dytën herë rrëmbyen këtë fitore .

Ishte një kënaqësi shumë e madhe që ishim pjesëmarrës dhe fitues për të dytën herë ndërsa fjalët janë të pakta për mikpritjen që është bërë nga Radiotelevizionin Presheva ka thënë arsimtari i fizikës Ali Latifi. Ndërkaq organizatori i kuisit shkollor Lugina garon 2013, Zejnulla Dauti përshëndet pjesëmarrjen e të gjitha shkollave ndërsa nxënësve u uron suksese në të ardhmen. Nxënësit në fjalë patën rastin të testojnë aftësitë e tyre në disa lëmi si atë nga gjuha shqipe, biologjia, Muzikë- film, matematikë, kimi-fizikë, sport, histori- gjeografi , edukatë fetare dhe art- kulturë me ç’rast arritën të sfidojnë njëra tjetrën deri në finale. Përndryshe në këtë fundjavë do të garojnë në finale edhe nxënësit e shkollave të mesme.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch