Home » Lajme, Vendore » SH.P.F .A.K – me program kulturo-artistik shënoi ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi të kufizuara

SH.P.F .A.K – me program kulturo-artistik shënoi ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Me një  program të gjerë  kulturo – artistik, Shoqata e prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara mbrëmë ka shënuar 3 dhjetorin ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu para publikut është prezantuar edhe dokumentari me titull “mos na mohoni aftësitë” , film ky i realizuar nga RTV Presheva.

Shoqata e prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara mbrëmë në shtëpinë e kulturës , me program kulturo – artistik ka shënuar ditën botërore të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Fëmijët nën përkujdesjen e keorografit Astrit Ramizi para publikut kanë vallëzuar e recituar poezi dedikuar nënës , shkollës e mësuesve. Fëmijët gjithashtu për poezisë kanë kërkuar të drejtat e tyre.

Kryetari i shoqatës Isuf Sadriu ka falënderuar të gjithë fëmijët por edhe bashkëpunëtorët e donatorët të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë këtë shoqatë.

Ndërkaq , kryetari Mustafa duke uruar fëmijët me rastin e kësaj dite , ka thënë se komuna gjithnjë do të jenë pranë këtyre fëmijëve për t’iu dalë në ndihmë me mjete materiale.

Në këtë mbrëmje janë ndarë mirënjohje  për donatorët kompaninë Fluidi , për zotrin Abdulla Ismaili i cili bënë pagesën e një racioni ushqimi, pastaj për Avni Hafuzin , pensionistin Hysen Sherifi , Abdulla e Alajdin Ismaili si dhe shumë donatorëve tjerë të cilët vazhdojnë ta shtrijnë dorën e solidariteti me këta fëmijë. Ndërkaq me rastin e kësaj ditë kompania Fluuid të gjithë fëmijëve u ka ndarë nga 50 euro. Gjithashtu në këtë mbrëmje RTV Presheva ka shfaqur një film dokument dedikuar fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara. Në fund organizatorët kanë falënderuar të gjithë humanistët të cilët në forma të ndryshme kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojë shoqatën  e prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Preshevë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch