Home » Lajme, Ndërkombëtare » SH.SH.A.K.SH “Papa Klementi Albani XI – Suedi: Komunikimi me antarsin e gjër

SH.SH.A.K.SH “Papa Klementi Albani XI – Suedi: Komunikimi me antarsin e gjër

shshaksh-logo

Viti 2017 *  Nr. 1

 

Nga Sekretaria e Shoqatës: Komunikimi me antarsin e gjër                                                                                  

shshaksh-gezuar-2017-foto 

Të dashur e të respektuar miq, antarë nderi, dhe antarë të rregullt të Shoqatës së Shkrimtarve, Artistve dhe krijusve Shqiptarë”Papa Klementi XI Albani” në Suedi!

Nga Norrköpingu i Suedisë, ju përshëndesim kudo që ndodhëni, në këto orë të mbrëmjës të janarit të ftohët, të përshkuar akoma me aromën dhe gjurmët e festave të dhjetorit – festës së Krishtlindjës dhe vitit të Ri.

 

Java e fundit e muajit dhjetorë zakonishtë është periudha kohore gajatë se cilës flitet dhe analizohën  sukseset dhe të arriturat që patëm në vitin që ikë, por edhe për peripetitë dhe sfidat që i kaluam së bashku gjat vitit 2016.

Kur jemi këtu me plotë gojë mund të konlkudojmë se viti që lam pasë i 2016-ti, për Shoqatën e Shkrimtarve, Artistve dhe krijusve Shqiptarë”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, ishte edhe një vit i sukseseve të shumta të dukshme e të pa mohueshme, vit që la gjurmë të dukshme në historinë e lëtërsisë dhe kulturës shqiptare në Diasporë, këtu në Suedi por edhe në të gjitha hapsirat e kontinentit tonë të vjetër, gjithandej  ku jetojnë e frymojnë shqiptarët.

 

Dalja në dritë e disa veprave letrare të shkruara nga antarët e kësaj shoqate gjatë vitit që lam pas (2016), në mësin e tyre edhe dy librave voluminoze ” Thesar Kombtarë i Mërgatës Shqiptare në Suedi, nr. 5 dhe 6”, padyshim se kan pasuruar fondin e librave nëpër bibliotekat tona, si ato private, komunale, shkollore, universitare, edhe këtu në Suedi, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Mdevegj e Bujanoc, Cameri dhe gjith andej ku flitet e shkruhët Shqip.

Ky fakt na bën të ndjehemi të lumtur e krenarë, se edhe ne intelektualët mërgimtar, që valët e jetës na sollën në këtë pjesë të Skandinavisë, duke shkruar për tema dhe reflektime nga jeta dhe aktivitetet tona në mërgim të përmbledhura në libra, po mundohemi ta kryejmë missjonin tonë kombëtarë e patriotik, që përmes gjuhës shqipe të shkruar të lëm ghurmë faktografike për qënjen dhe egzistencën tonë këtu në Skandinavi, dhe që me kontributin tonë të krijojmë hapsirë, kushte dhe rrethana të volitshme, që neser edhe fëmijët tan e pasnesër edhe fëmijët e fëmijëve tan, të vazhdojnë ta shkruajn e ta flasin gjuhën tonë të ambël Shqipe, ta kultivojnë, ta ruajn atë si armën më të fuqishme kundër asimilimit.

Kjo moto, dhe ky pikësynim i yni primarë, si intelektual shqipëtarë të tubuar rreth kësaj Shoqat të Shkrimtarve dhe krijuesve Shqipëtarë në Mërgim, na ka motivuar tash e sa vite, që të mos ndalemi se punuari dhe vepruari, dhe mbanë gjallë shpresën tonë se kjo Shoqatë do të vazhdoj të kontriboj e të veproj në mënyrë aktive edhe nesër por edhe në vitët që do të vijnë më pas..!

 

Për ti realizuar synimet dhe ëndrrat tona në këtë drejtim, do të ishim më të varfër pa ju, miqët tanë  të shumt e të mirë, shkrimtarë, poet, artist, dramaturg, profesor, dhe intelektual të deshmuar të fushave të ndryshme, si dhe pa juve bashkombas, bashkëveprimtarë, njerz të biznesit, njerz të mirë, që me përkrahjen tuaj profesionale, dhe mbeshtetjen tuaj intelektuale dhe finansiare, na ndihmoni të jetojmë e të zhvillohemi dhe të rritemi në rrolin tonë si shoqatë e suksesëshme, duke u bër kështu shëmbull i mirë, pozitiv edhe për shoqatat tjera në Disaporën e gjër, gjithandej ku jetojnë zogjët e Shqipës. Për qka edhe ju jemi mirënjohës dhe falenderues skajshmërisht.

 

Java e parë e muajit Janar është java e lutjeve për shëndet dhe mbarësi, është javë e nismës së mbarë të një viti të ri, dhe vazhdimsi e projekteve tona jetsore, familjare dhe projekteve të punës, por edhe e aktiviteteve tona të lira që na obligojnë për të qën në nivelin tonë të dëshiruar edhe si familjarë (Gjyshër, prindër, bashkshort ..), por edhe si miq, bashkpunëtorë, intelektual dhe profesionist të lamive të caktuara.

 

Jemi në fillimin e mbarë edhe të një viti të Ri, që emrin e ka, i 2017-ti, e në të cilin vit do ti përcjellim planet tona, punët e filluara më heret dhe obligimet tona në kontinuitet, edhe si individ në planin përsonal, por edhe si grup në planin kolektiv – shoqëror. Jemi optimist se edhe këtë vit do të dalim faqebardhë, të suksesëshëm si gjithmonë në realizimin e punve, qëllimeve dhe përgjegjsive tona që i kemi marrë mbi vehte. Puna e jonë në grupe dhe angazhimi ynë kolektiv, gjithmonë duke dhën kontributin individual sipas dijës dhe mundësisë, është garcion i suksesit që presim ta korrim në fund të vitit 2017.

Për këtë flasin edhe faktet nga informacioni që po ja bashkangjesim këtij komunikimi të parë me antarsinë e gjër dhe miqët tan, në vitin 2017.

 

Gajtë promovimeve të Thesarit Kombëtarë të mërgatës Shqiptare në Skandinavi nr. 5 dhe 6, sikurse edhe gajtë promovimeve të Thesarve tonë të më parshëm, kemi takuar shumë miq të mirë të vjetër, kemi krijuar akoma më shumë miq të ri po aq të mirë e me vlera për shoqërinë, kulturën, letërsin dhe artin në përgjithsi . Fjalët e mira, urimet dhe përgëzimet që na jan dhuruar gjat takimeve me miq, padyshim që na bëjnë krenar për punën tonë dhe përpjekjet për ti mbledhur, shenuar e botuar gjurmët e punës son si mergimtarë në kët pjesë të Skandinavisë. Në të njëjtën kohë këto urime, përgëzime dhe respekti i fituar na bëjnë akoma më të përgjegjshëm dhe na obligonë skajshmërisht që të jemi në nivelin e duhur të detyrave dhe obligimeve që kemi marr mbi vehte, dhe që të jemi të kujdesëshëm në dokumentimin  shkrimeve dhe publikimeve tona.

 

Shprësojmë dhe Urojmë që të gjith (Ju – Ne) së bashku, të kemi shëndet stabil dhe kondicion të mirë fsiko-fizik, në mënyrë që edhe në vitin e Ri 2017 punët, detyrat dhe obligimet tona, personale, prindore dhe kolektive – shoqërore ti kryejm me sukses sa më të mirë, duke vazhduar të jemi produktiv dhe në nivelin e lartë kualitativ të prodhimit të vlerave materiale- ekonomike, por edhe të vlerave tjera intelektuale e njerzore të dobishme për nevesot,  për fëmijët tan dhe fëmijët e fëmijve tan nesër e pasnesër, si dhe për gjeneratat që do të na trashegojnë në të ardhmën e largët..!

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

SHTOJCË:

Informacioni i Kryetarit të Shoqatës, z. Hysen Ibrahimi lidhur me finansimin e Thesarit 7 dhe 8, si dhe për përfundimin e dy ballinave të Thesarit Kombtar 7 dhe 8, dhe procesverbali i

 

    Informacion nga Kryetari i Shoqatës, Hysen Ibrahimi

   VB: Ballinat e librit “Thesar Kombëtar…” vëllimi 7 e 8

Të nderuar anëtarë, miqë dhe ju mbështetës të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë  “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

Ju njoftojmë, se sot përfunduan ballinat e dy vëllimeve të librit “Thesar Kombëtar…” 5 e 6. Kanë mbetur edhe pak punë për të mbaruar Thesarin 7, kurse Thesari 8 është

i përfunduar dhe së shpejti do të hyn në shtyp.

Shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë ata që kontribuan për këto dy vëllime, që kanë rëndësi, kulturore, historike e kombëtare. Në veçanti falënderojmë sponsorin e këtyre dy vëllimeve

  1. Riad Aliti, nga Gurgurica e Tetovës por me punë në Hamburg të Gjermanis, i cili kontribuoj me 4.700 €. Duhet theksuar se për vëllimin e Thesarit 5 e 6 (vitin e kaluar), kanë sponsoruar dy djemt e axhës së Riad Alitit, e ata janë Qamil dhe Sebat Aliti, me 4.700 €, që po ashtu jetojnë dhe punojnë në Hamburg të Gjermanisë. Ndaj, ne u jemi mirënjohës dhe për jetë do të ua harrojmë këtë ndihmë. Tani, ata janë me nderin më të madh, Anëtar Nderi të SHSHASHS.

Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe familjen Aliti.

Shumë sinqerisht,

i juaji, Hysen Ibrahimi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch